FORMËSOJMË MUNDËSI

Ende shquhet qartë jehona e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës: me një mesatare vjetore prej së paku 500 ekspozues të ardhur nga të katër kahet e botës (mbi 25 flamuj), diktuan në shqip, fjalët e fundit të teknologjive dhe u propozuan si bashkëpunëtorët e ardhshëm të tregut të Shqipërisë dhe të zonës që ajo përfaqëson gjeografikisht nën emërtimin “Porta drejt Ballkanit”. Në kohën kur SCHENGENI BALLKANIK u rikthye në të përditshmen e medias dhe politikëbërësve, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i qëndroi standardeve të përvitshme duke u kthyer në filtruesin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale në Rajon, përtej marrëveshjeve, memorandumeve, memorialëve apo embargove on paper... Në Panairin Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group, vetë ekspozuesit dëftuan statusin aktual të këtyre marrëdhënieve duke folur qartas me shifra të kontratave të Biznesit.

mbi 32.000 vizitorë për edicion, kanë lundruar nëpër kulturën dhe life-style të më se 25 shteteve), në Pallatin e Kongreseve dhe në mbarë arenën e biznesit në Kryeqytet.
kemi çelur dimensione të reja bashkëpunimi, edhe kundër prognozave ndonjëherë (industria e mbrojtjes dhe sigurisë, energjia alternative, përpunimi i mbetjeve të rrezikshme, teknologjia smart dhe sistemi digjitale);
u kemi udhërrëfyer trendet më tepër së 300 sipërmarrësve të huaj 40% e të cilëve për herë të pare ballafaqoheshin më risinë Shqipëri e që mbajnë ende të ndezur interesin ndaj tregut tonë;
përmes B2B kemi qenë kumbarë të marrëveshjeve të nënshkruara mes sipërmarrësve ekspozues, ndërkohë që B2G kanë përafruar institucionet shtetërore me propozimet e fundit dhe teknologjitë e reja në sektorë kyç (mbrojtja e mjedisit, industria farmaceutike etj).

Tirana International Fair është evenimenti i vetëm ndërkombëtar i organizuar aktualisht në Shqipëri i certifikuar nga Organizata Globale e Panaireve dhe Ekspozitave (UFI Approved Event). 

Të dhënat dhe statistikat e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, të audituara nga Instituti i Statistikave të Panaireve Ndërkombëtare ISF (Bologna – Itali), sipas standardeve ISO Accredia.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Misioni primar ka qenë prezantimi i një Shqipërie me pasuri të mëdha natyrore, turistike, bujqësore, e shumë fusha të tjera, të cilat presin shfrytëzimin e tyre nga bizneset më të mëdha ndërkombëtare. Klik Ekspo Group ka dashur dhe ja ka arritur në këto dekada e vite, t’u mësojë bizneseve të huaja të “flasin shqip” dhe t’i nxisë ato të investojnë në Shqipëri. Me një organizim të tillë, çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group ka treguar se sa e vogël është bota dhe se ajo mund të përmblidhet e gjitha në një Panair.

WHY EXHIBIT (1) (1)

Let’s start with a reminder on your agenda: Tirana International Fair, 6th to 9th November, 2024. As an emerging market with extraordinary growth potentials, natural mining and facilitation policies for enterprises, Albania is the most hospitable country for the international investor who discovers it through the Tirana International Fair. If what you are looking for is a specific product, a quick look at the competition performance or a cautious distributor for your new brand, for every step you make inside the Trade Fair premises, KlikEkspoGroup will got your back!

2
sqSQ

Për të gjitha herët që jeni munduar të kontaktoni me një top-manager të paarritshëm, për të gjitha herët kur keni pasur oportunitetin, por ju ka munguar krijimtaria për të investuar, për të gjitha herët që produkti juaj nuk ka depërtuar në venat e tregut, për të gjitha këto merrni revanshin tuaj në vendin dhe kohën e duhur përmes Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group: Nën një ombrellë të gjithë sektorët që i japin frymëmarrjen ekonomike Rajonit:

  • Ndërtimi dhe ndërtimtaria, burimet alternative të energjisë, grumbullimi dhe përpunimi i mbetjeve të renda, metalpërpunimi dhe metalurgjia, industria minerale, turizmi dhe agriturizmi, industria agroushqimore;

 

  • Në një qytet, larmi etno-kulturash e mënyrash të të bërit biznes: mbi 20 shtete të përfaqësuar çdo edicion; në një kontekst të vetëm me leksik të bollshëm bëni pyetjen që pret zgjidhje e ndiqni përvojën e më të mirëve;

 

  • Multinacionale që zgjedhin të befasojnë tregun përmes pjesëmarrjes në panair; përballuni face-to-face në një duel të shëndetshëm mes sipërmarrjesh (takime B2B dhe takime mes sipërmarrësve dhe politikbërësve);

 

  • Shquani përballe jush shtysën që do të financoje idetë tuaja: Salloni i Bankave dhe Institucioneve Bankare ndër më të mirë-organizuarit në Shqipëri; thoni tuajën në tryeza e debate vitale e konstruktive: forume ekonomike të ndërmarra nga në bashkëpunim më Dhomat e Tregtise dhe Industrisë, Agjencitë e Nxitjes së Investimeve, Ministritë e Zhvillimit Ekonomik;

 

  • Agjencitë e Zhvillimit dhe studiuesit e tregjeve Ballkanike; lejojini mijëra vizitoreve të specializuar e mbështetësve të biznesit të flasin për Ju e përçojnë punën tuaj në boten mbare: përfshirë shoqatat në mbështetje të biznesit, përfaqësitë diplomatike etj.; tregoni vlerat e biznesit tuaj përballë medias: mbi 25 media fushojnë të përqendruar përgjatë ditëve të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.

 

  • Mos harro takimet virtuale: në megaekranë të dukshëm me sy të lirë nga këndvështrime të ndryshme të mega-sallave të posaçme për takimet e biznesit në “Zonat e Atelieve të Biznesit”, do të transmetohen live takimet, fjalët përshëndetëse, prezantimet e produkteve, spote publicitare, sfilata dhe toure virtuale biznesi apo turistike;

 

  • Do not forget the virtual meetings: in the mega screens visible to the naked eye from different angles of special mega-halls at the “Business Atelier Areas”, will be aired live, business-to-business meetings, greeting words, product presentations, commercials, and virtual business or tourist tours;

 

Zoom mbi sektorët: Pavijonet Monosektoriale në intervale të përvitshme, ecin paralel me sektorët prioritarë dhe epërsitë e zhvillimit ekonomik: Ndërtimi dhe Energjetika, Burimet e Rinovueshme të Energjisë, Industria Kimike dhe Farmaceutike, Industria Ushqimore dhe e Ambalazhimit, IT dhe risitë teknologjike, Mbrojtja e Mjedisit, ende mbeten sektorët më të “zbardhur” ndër stendat shumëformëshe të Panairit.

PROFILI I VIZITORIT

I hapur për Publikun e Përgjithshëm dhe Vizitorë të Specializuar:

  • Ju blerës të menjëhershëm, jeni të vëzhguar: sa shpejt mund të nxitoni për të marrë ofertat dhe propozimet e menduara enkas për ju nga dhjetëra ekspozues ndërkombëtarë?

 

  • Studentë, ju sfidojmë të na tregoni së në cilat kushte të tjera do të mund të shihnit të zbatuara mijëra faqe marketingu, është zbatuar si në provimet tuaja planbiznesi i multinacionales?

 

  • Për vizitorët e huaj, përkujdesje e veçantë që në rezervimin e fletëhyrjeve të posaçme, për ndjekjen e takimeve upon-request, dhe sugjerimet më të vlefshme për të marrë më vete misterin e metropolit, turizëm & lifestyle.

 

e më tej:

  • palët e interesuara dhe grupe të interesit të industrive të ndryshme;
  • vendimmarrësit dhe administratorët e ndërmarrjeve private;
  • blerësit dhe konsumatorë;
  • shitje me pakicë, shitje me shumicë, eksport
  • shërbime për biznesin dhe marketing
  • industria prodhuese
  • lëndë e parë
  • raw material producers
  • përfaqësues të Ministrive, Autoriteteve Publike, Bashkive, Ente Publike e Ndërmarrje Shtetërore
  • Autoritete ndërkombëtare
  • Përfaqësues të medias dhe shtypit vendas dhe ndërkombëtar
  • local and international Press
  • academics and students

Coming soon

Lets keep in touch