ALBANIAN MILITARY EXHIBITION

ALMEX – Albanian Military Exhibition lindi si pasaporta e “Shqipërisë në NATO”, teksa vendi vetiu përfshihej në sinergjitë e bashkëpunimit dhe integrimit Euroatlantik si një zë i ri kumbues në qerthujt ndërkombëtarë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Hovi i sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë teksa kërkesat e Institucioneve shtetërore të Mbrojtjes dhe Sigurisë harkoheshin nën dritën e kritereve për reformim dhe standardizim, të pandara nga një mendësi dhe vizion global, nxiti KlikEkspoGroup të çelte një dritare mbi këtë industri me një expo-show unik e pararojë edhe për simotrat e mbarë Ballkanit ku evenimente të tilla ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë, ende sot janë të rralla. Në biografinë e KlikEkspoGroup, Panairi për Mbrojtjen dhe Sigurinë, është ndër frontet bukurazi të latuara deri në imtësi, motërzimi shqiptar i evenimenteve botërore të mbrojtjes dhe sigurisë; për Vizitorin evenimenti kult që nuk shter së ngjalluri kureshtje, e për vetë pjesëmarrësit, vendas, të huaj, entitete private apo institucione shtetërore, një "demonstrim i fuqisë së të mirës" në të gjitha kahet. power of  good deeds” in all perspectives.

AVANTAZHE:

Me metamorfozën që gjithë Sistemi i Mbrojtjes dhe Sigurisë po përjeton, Ballkani Perëndimor duket të jetë një faktor kyç që tërheq vëmendjen e liderëve botërore për të propozuar teknologji e zgjidhje të menjëhershme e afatgjata; Fermentimi mes kërkesës së brendshme imediate dhe propozimeve evropiane dhe ndërkombëtare të shpejta, i garanton evenimentit statusin e një pikëtakimi të veçantë nga ku shpaloset "progresion i një tregu";

Ballkani Perëndimor është një ruletë mundësish për industrialistët nga bota mbarë: një industri e hershme në sektorin e mbrojtjes, armatim, municione, uniforma, lëndë plasëse, kampingje trajnimesh e stërvitjesh, industria e formimit ushtarak, shkolla dhe institucione formimi dhe kualifikimi për figurat e mbrojtjes dhe sigurisë, janë fusha ku oferta për risi teknologjike dhe zgjidhje të zgjuara mirëpritet;

Modernizimi dhe standardizimi i Bazës Ajrore e NATOs në Kuçovë, një investim serioz i Aleancës së Atlantikut Verior dhe Qeverisë Shqiptare, është e para në Ballkanin Perëndimor, dhe dëshmon për partnershipin serioz dhe kontributin konkret të Shqipërisë në misionin e NATOs.

Stërvitja kolosale e forcate të NATOs Defender Europe 2021, që nisi nga strategjikisht nga Durrësi në fillim të majit 2021, me alokimin e 6.000 trupave në 6 baza ushtarake të ndryshme në Shqipëri, si në Kuçovë, Farkë, Bizë, është një tjetër sinjal thelbësor që tregon përparësinë e Shqipërisë në Rajon si anëtar i Aleancës, lexuar kjo edhe në aspektin ekonomik & social.

11

PROFILI I EKSPOZUESIT:

TISDE është vitrina rrotulluese 360 gradë e teknologjive të orës së fundit, me informacion të bollshëm e zgjidhje të zgjuara për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. TISDE bën të mundur që kompanitë ekspozuese të ankorojnë të sigurta më pranë audiencës së synuar; ekspozuesit e kurorëzojnë pjesëmarrjen jo vetëm me njohje të reja që kthehen në klientë fundorë, por edhe me trade-partnershipe konkrete e të vlefshme në të gjitha hallkat e tjera të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve të ekspozuara.

Veçantia e TISDE, sjell në qendër të vëmendjes “njeriun”: formati i ushtarakut të ri përballë pajimeve dhe armatimeve të zgjuara, forcat e rendit më pranë qytetarit, burimet njerëzore përballë risive teknologjike. “Siguria” vjen në tërë sinoniminë e saj në jetën e përditshme të qytetarit po aq sa koncepti i mbrojtjes bëhet më i perceptueshëm e më i shpjegueshëm.

12

PROFILI I VIZITORIT:

Edhe për kompanitë që përzgjedhin pjesëmarrjen e tërthortë si vizitor, TISDE & ALMEX do të jetë njëlloj i vlefshëm dhe efikas, duke u ofruar të dy palëve host & guest hapësira komunikimi e ndërveprimi. Ndërlidhja me kolegë dhe partnerë dhe informacioni i duhur në momentin e duhur përbëjnë fuqinë e një pjesëmarrjeje të dalë mbanë. Gjatë evenimentit do të funksionojnë hapësira të përbashkëta networking dhe pushim kafeje free of charge në të cilat ekspozuesit mund të prezantohen dhe përftojnë ndërsjellash informacione të vlefshme të moderuara nga personalitete dhe përfaqësues të Dikastereve të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Shqipërisë apo Rajonit.

Përgatituni të takoni gjatë pjesëmarrjes

  • CEO, CSO, CISO,
  • Përfaqësues të Qeverive Rajonale;
  • Delegacione Ushtarake të Sigurisë dhe Mbrojtjes;
  • Personalitete të mbrojtjes kombëtare;
  • Profesionistë të zbatimit të ligjit
  • Konsulentë të sigurisë
  • Top menaxherë të industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë
  • Sipërmarrës, tregtarë e distributorë.

 

PARTNERITETE GLOBALE DHE MUNDËSI BASHKËVEPRIMI:

PROGRAMI SOCIAL & EVENTET SHOQËRUESE:

KONFERENCA & B2B

Në konferenca dhe ballafaqime mbi sigurinë dhe mbrojtjen ndërkombëtare të nxitura dhe hartuara nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Institucionet përkatëse shtetërore, relatorë strategjikë janë përfaqësues të delegacioneve shtetërore të vendeve anëtare të NATOs apo vendet aspirante duke ruajtur statusin e një prodhuesi të paqes në Ballkanin Perëndimor e në mbarë botën ku misionet shqiptare “paraqesin forcën”, duke treguar profilin e Shqipërisë së sotme si partner i besueshëm dhe i sigurtë Evropian, promotor i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik; nga ana tjetër me modestinë që e bën të madh një komb të vogël, ky event është rruga e drejtpërdrejtë për Shqipërinë për t’u ballafaquar e përfituar nga përvoja e shteteve me demokraci dhe stabilitet të konsoliduar tashmë. Përmes këtij “samiti” gjejnë terren mundësi të panumërta për të diskutuar dhe për të analizuar hartën e të panjohurave të çështjeve që lidhen me sigurinë në këto tregje dhe industrinë e mbrojtjes.Me tiparin kyç si e vetmja veprimtari Business to Government në vend për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe zotimin e dikastereve dhe autoriteteve të sigurisë dhe të mbrojtjes për të ndërvepruar me multinacionalet nga Franca, Italia, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Norvegjia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, e Institucione homologe, KlikEkspoGroup tregon një herë më tepër vullnetin për vazhdimësinë e kësaj nisme unike.

DEMONSTRIME LIVE

Performanca të prekshme nga afër live - karakteristika tjetër e TISDE & ALMEX: Poligonet dhe qytetet taktike, simulime detare, show ajror, skuderitë ushtarake, të gjitha të vizitueshme sipas një guidë të posaçme, janë sfondi natyral për demonstrime të armatimeve, automjeteve, pajimeve ushtarake, teknologjive të reja të ekspozuara në TISDE. Jo vetëm ekspozim linear, por gjithëpërfshirje e Forcave të Armatosura, efektivave të Policisë dhe Ruajtjes së Rendit, Forcave Komando, si përdorues fundorë të teknologjive të prezantuara; simulime të luftës kundra terrorizmit, shpëtimit të pengjeve, emergjencat civile, operacione shpëtimi, show instruktivë ndërlidhje e simulime luftarake, dhe akoma, stërvitje të ushtarakëve të rinj apo forcave speciale, bashkëpunime me ushtri të vendeve të tjera anëtare të NATOs.

STACIONI I MBROJTJES

STACIONI I SIGURISË

EMERGJENCAT CIVILE

MEDIA & HISTORIK

Që në edicionin e parë, Evenimenti me akronimin ALMEX – Albanian Military Exhibition, ishte epiqendra e medias ndërkombëtare, fotoreporterëve, analistëve, magazine-ve të specializuara si ArmyRecognition, Commando, Armada, Defence Magazine, përfaqësues të TV Rajonale e Evropiane (mbi 45 Media të akredituara). ALMEX u ngjason simotrave të tij në edicionet e para, me të njejtën kërshëri të vizitorëve dhe të njëjtin vullnet e profesionalizëm të ekspozuesve, tregon Parnteri Mediatik Zyrtar “Army Recognition”. Prestigjiozja franceze “Commando” përqendrohet gjatë mbi ndërmarrjet shtetërore ushtarake në proces rimëkëmbjeje dhe demilitarizimi, duke i lënë një hapësirë të bollshme Misioneve të Forcave Komando Shqiptare në Afganistan dhe në misione të tjera ku është thërritur flamuri i Forcave të Armatosura Shqiptare.

sqSQ

Për vetë KlikEkspoGroup, me arritjen e pjekurisë profesionale dhe përfshirjen në networkun ndërkombëtar Panaireve dhe Ekspozitave, me membershipin në UFI – Organizata Globale e Indutrisë së Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare, ishte momenti për t’u ngritur shkallë më lart duke zgjedhur që epërsinë ta shquajë përmes të qenit pararojë dhe farkëtar i risive.

Evoluar sot në TISDE - Tirana International Security and Defence Exhibition, ALMEX mbetet një dokumentim i prekshëm i një procesi të gjatë zhvillimi të idustrisë, strukturave dhe burimeve njerëzore të mbrojtjes dhe sigurisë në mbarë zonën e Ballkanit, rimëkëmbjeje shoqërore dhe politike që reflektojnë këmbëngulje të qartë për të parë përtej deri në integrimin në BE. Që në të parin edicion, evenimenti u ndriçoi udhën industrialistëve ndërkombëtare të gatshëm për të "fushuar" me risitë e tyre teknologjike në Ballkan, duke rezultuar një matchmaker unik për ekspozuesit e ardhur nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Franca, Maqedonia, Gjermania, Greqia, ltalia, Kosova, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe, SHBA.

Konfigurimi i Tirana International Security & Defence Exhibition, sot e sheh evenimentin si instrumenti i mirëmenduar për të galvanizuar kontrollin e tregut dhe veprimtarive ngushtësisht të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen, për t'i fuqizuar ato me informacione të vlefshme mbi të rejat teknologjike, të rejat makro ekonomike dhe legjislative që përkojnë me inovacionin teknologjik dhe zgjidhjet e zgjuara në mbarë Ballkanin: ndikimet rregullatore për import-eksportin e mallrave ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë, lufta gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit, dokumentet e sigurisë së lartë, smart-solutions në analizimin e të dhënave biometrike, menaxhimi i integruar i kufijve, forcimi i rendit dhe sigurisë publike etj.

Një drejtëz e dukshme hiqet mes ekspozuesve dhe blerësve të mundshëm të strukturave shtetërore apo private: sektorët e mallrave të ekspozuar ecin paralelisht me zërat e diktuar nga nevoja për modernizim dhe standardizim të Forcave të Armatosura dhe Institucioneve të Mbrojtjes dhe Sigurisë, mjete të blinduara, armatime dhe municione, sisteme ndërlidhjeje, uniforma dhe pajime ushtarake, Industria e demontimit dhe demilitarizimit, Smart Defence Systems, Aeronautika, lufta kundër terrorizmit, menaxhimi i integruar i kufijve, siguria e dokumenteve të identitetit dhe të sigurisë së lartë. 

  • Mbrojtja e të dhënave dhe dokumente të sigurisë së lartë
  • Sistemet e Ndërlidhjes dhe Informacionit;
  • Inteligjenca industriale dhe lufta kundër krimit ekonomik;
  • Siguria dhe Ruajtja e Rendit Publik;
  • Lufta kundër trafikut dhe krimit të organizuar;
  • Siguria dhe ruajtja urbane – Siguria e Transportit; Siguria e hapësirave publike
  • Siguria në aeroporte, porte dhe pika kufitare;
  • Siguria, kontrolli dhe menaxhimi i kufijve;
  • Siguria kibernetike
  • Lufta kundër terrorizmit
  • Siguria e energjisë, naftës dhe gazit
  • Emergjencat civile
  • Mbrojtja kufitare dhe menaxhim i integruar i kufijve;
  • Siguria në shkolla dhe ambientet publike;
  • Siguria e informacionit dhe të dhënave personale;
  • Siguria e transportit rrugor;
  • Siguria e shërbimit shëndetësor;
  • Siguria e personit dhe e pronës private;
  • Siguria legjislative;
  • Siguria e Aeroportit dhe Porteve;
  • Lufta kundër terrorizmit;
  • Siguria e energjisë, naftës dhe gazit
  • Misionet paqeruajtëse;