TEXTILE FASHION & FAÇON EXPO

Një Ekspo “sipas Klik-ut”, me vëmendjen tek një sektor që kryqëzohet në të gjitha etapat e historisë shqiptare, herë shquar si traditë e vepër arti, herë burim jetese dhe zhvillimi ekonomik; një prej sektorëve më të rëndësishëm prodhues në Shqipëri: zotëron peshën kryesore të eksporteve, prodhon punësim dhe mirëqenie sociale, krijon lajm dhe lëvizshmëri, ndërgjegjëson për vlerat autentike të së bukurës.

Prodhuesit “Made in Albania”, të vërteta të prekshme të një industrie që zhvillohet përmes të shkuarës me standarde të modernizuara, përfaqësuar nga emra identifikues të ndërmarrjeve shqiptare që garojnë bindshëm në epokën e tregjeve, globale duke ruajtur traditën dhe qarkulluar të mira brenda vendit: të mirat në punësimin e shtresave të ndryshme, të mirat në shpërndarjen gjeografike të këtyre realiteteve sipërmarrëse, të mirat në rritjen e vetëvlerësimit dhe tundimit të natyrshëm të konsumatorit për të përzgjedhur mallra të prodhuara në vend.

Ekspertët e konsiderojnë Textile, Fashion and Façon Show si një mundësi e mirë për të shfaqur zhvillimin e një industrinë rritje, dhe për të treguar sesi sipërmarrësit vendas kanë arritur të krijojnë sistemin e nevojshëm për të mbajtur të ardhurat dhe të mirat materiale në vend, duke ruajtur të paprekur eksportet dhe bashkëpunimet ndërkombëetare. Reagimi i menjëhershëm dhe pjesëmarrja dinamike e vendeve të rajonit, dëshmon gatishmërinë natyrore midis sipërmarrësve të afërt gjeografikisht për investime të ndërsjella dhe bashkë-zhvillim. Në mesin e 100 ekspozuesve dhe markave ndërkombëtare dhe vendore të përfaqësuara në edicionin e fundit të Show, nga Kosova, Italia, Greqia, Serbia, ndërmarrjet që prodhojnë tekstile dhe veshje, shtëpi të modës dhe dizajnerë, shfaqën histori suksesi se si përmes inkurajimit dhe mbështetjes së nevojshme ata mund të kthehen në gjeneratorë të zhvillimit të sektorit.

Një tezgjah virtual, fill lidhës mes traditës së hershme të përpunimit të tekstilit në Shqipëri dhe Ballkan nyjëzuar me zhvillimin e vrullshëm sipas standardeve globale, ringjalljen e vlerave të punës së dorës përballë produkteve të teknologjisë së lartë e miqësore me mjedisin. Me largpamësinë e zhvillimit afatgjatë të sektorit në Shqipëri, e cila nëse nuk është kthyer ende, do të kthehet shumë herët në një pikë referimi për mbarë Rajonin e Evropës Juglindore, mirëpret pjesëmarrës që ofrojnë produkte finale të markave ndërkombëtare, lëndë të parë e teknologji, tekstile e lëkurë, përvoja menaxhimi e marketimi të shëndetshëm, mjeshtëri artistike, zgjidhje real-estate etj, por mbi të gjitha gatishmërinë për të punuar ngushtë me shqiptarët dhe investuar në vend.

PROFILI I EKSPOZUESIT:

PROFILI I VIZITORËVE:

Salloni u Drejtohet:

LUAJ POZASH!

Shtëpitë e Modës në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Greqi, "ndeshen" në pasarelat e Pallatit të Kongreseve gjatë një kalendari të pasur të hapur për publikun, si një "lëvizje" e krijuar për t'i dhënë Tiranës kryeqytetin e modës dhe stilit.

SHKOLLAT PROFESIONALE

Të inkurajuar nga projektet e angazhuara në trajnimin dhe rritjen profesionale, edhe nën kujdesin e Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Departamenti i Arsimit dhe Formimit Profesional, gjithnjë e më shumë të rinj bëjnë zgjedhjet e para të orientuara drejt punësimit në industrinë e "Made in Albania", prodhimit të këpucëve dhe veshjeve, aksesorëve etj.

INOVACION DHE FASHION

Ekspozita inovative "sipas porosisë" do të tregojë se përtej modeleve unike, markave luksoze dhe modës së lartë, qëndrojnë ndërmarrjet dhe burimet e pasionuara njerëzore që shpesh janë në trende të zhvillimit dhe gjenerimit të mirëqenies.

TRAJNIME DHE SEMINARE

Trajnimi in-loco duke vjelur nga praktikat më të mira të sipërmarrësve vendas dhe një përballje stimuluese me të vërtetat dhe problemet e sektorit, një takim i frytshëm me përfaqësuesit më të mirë të shtëpive të modës.

FESTIVALI I LULEVE DHE PEIZAZHIT URBAN

Forma të reja dhe kompozime peizazhesh dhe koreografi me lule dhe bimë, buqeta lumturie, sinjale të një zhvillimi të ri të sektorit, i cili përpiqet të rigrupojë prodhuesit vendorë, furnizuesit ndërkombëtarë, artizanët dhe entuziastët, studiot e dezajnit dhe arkitektët e brendshëm dhe urbanë.

RESPONSIBLE FASHION

FASHION ME PËRGJEGJËSI
sqSQ
  • Kontribut për të nxjerrë në pah dhe për t’i dhënë vlerë industrisë fasonistë dhe prodhimeve “Made in Albania” (duke filluar së brendshmi duke u ndërgjegjësuar vetë për mundësitë dhe vetëmjaftueshmërinë).
  • Përftimi i tregjeve të reja duke përfituar nga afërsia gjeografike, ngjashmëria mes tregjeve të Evropës Juglindore dhe konsumatorit (200 milionë të ngjashëm), të qenit përherë e më pranë klientëve dhe bashkëpunëtorëve që shndërrohen në kapital.
  • Përkatësia brenda një grupi që zhvillohet, ndërgjegjëson secilin prej anëtarëve për mundësitë dhe oportunitetet duke kthyer konkurrencën në nxitës të rritjes së veprimtarisë individuale, e duke iu bashkuar rrymave të tregut e zgjidhjeve të përbashkëta;
  • Paralelisht do të mund të shfaqeshin të gjitha dritëhijet e sektorit si: cilësia, aftësia për të sjellë të mira, konfidencialiteti dhe pronësia industriale, shërbimet, trajnimet dhe përmirësimet profesionale të burimeve njerëzore, aftësitë manaxheriale, si një përqasjeje krahasuese mes sipërmarrësve, përmirësim i sistemeve të organizimit dhe menaxhimit.
  • Kontribut për të treguar që ekziston tashmë një markë “Made in Albania” e plotë dhe solide, që ka aftësi për të përmbushur nevojat e brendshme, e aftë të gjenerojë punësim dhe mirëqenie;
  • Përmbush misionin e dyfishtë të takimeve b-tek-b dhe ekspozimit të produkteve finale, por edhe përpjekje lobimi pranë pushtetit, pranë amatorëve dhe ndikuesve të modës, blerësve fundorë dhe fanatikëve të produkteve Made in Albania apo etnikë;
  • Të gjithë fasonistët t’i përkasin një “klubi” që përtej konkurrencës të lobojë për të mirat që sjell sektori për vetë ekonominë e vendit dhe dhjetëra punëdhënës të marrin meritat që u përkasin.
  • Një ndër avantazhet e fasonistëve të Shqipërisë është pikërisht afërsia gjeografike që u lejon porositësve të kontrollojnë produktet gjatë procesit apo furnizuesve të teknologjive të ofrojnë mirëmbajtjen.
  • Përballje me porositës dhe trende të reja që vijnë nga Evropa Perëndimore (përmes Hosted Byers);
  • Prezantim i plotë i zinxhirit që nga krijuesi deri tek shpërndarësi i modës, duke kaluar përmes prodhuesit.
  • Shitje të drejtpërdrejta në orare të caktuara, përzgjedhje të makinerive dhe teknologjive më të përshtatshme, seleksionim në vend i lëndës së parë.

Sfilata të Stilistëve dhe Shtëpive të Modës, dhe altarë të agjencive të njohura organizohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë të gjitha ditëve të eventit, duke thurur lidhjet e nevojshme nga sipërmarrësi deri tek blerësi e përfituesi i fundit.

Prodhuesit “Made in Albania”, të vërteta të prekshme të një industrie që zhvillohet përmes të shkuarës me standarde të modernizuara, përfaqësuar nga emra identifikues të ndërmarrjeve shqiptare që garojnë bindshëm në epokën e tregjeve, globale duke ruajtur traditën dhe qarkulluar të mira brenda vendit: të mirat në punësimin e shtresave të ndryshme, të mirat në shpërndarjen gjeografike të këtyre realiteteve sipërmarrëse, të mirat në rritjen e vetëvlerësimit dhe tundimit të natyrshëm të konsumatorit për të përzgjedhur mallra të prodhuara në vend.