ART, KULTURË, TRASHËGIMI

Festivali i Librit, Artit dhe Trashëgimisë është Festivali Ndërkombëtar Kulturor, që mëton të inkurajojë dhe fuqizojë lidhjen e brezave me Librin dhe Kulturën në një mobilizim gjithëpërfshirës të promovuar përmes formateve novatore dhe gjurmëlënëse që kontribuojnë në promovimin dhe përçimin e trashëgimisë kulturore e të traditave, në një kuvend virtual vlerash, duke kultivuar ndërgjegje e krenari për thesaret e njerëzimit mbarë. Organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës që në edicionin e parë, evenimenti vjen si një rigjenerim fuqish të të gjithë aktorëve dhe faktorëve të Librit, Botimeve, farkëtarëve të artit dhe kulturës, të bërë bashkë rreth e qark shkrimtarit, përkthyesit, studiuesit, dhe nëpërmjet tyre, të quhej i plotë qerthulli deri tek lexuesi më i largët e i pabindur. Me orët e fundit të Festivalit të shkuar “Ditënetët e Librit”, shifrat treguan se ishte koha që Tirana të bënte të vetin një eveniment të rëndësisë, origjinaliteti të nismës dhe standardeve të tilla që e rreshtojnë atë kah kryeqyteteve evropiane, duke luajtur sërish “kartën e kulturës” siç citohet në mediat ndërkombëtare të cilat lëvdojnë veprimtaritë e shpeshtuara kulturore e artistike.

  • - mbi 100 personazhe e figura veprimtarë të artit dhe kulturës, mes shkrimtarëve e poetëve, autorëve, botuesve, përkthyesve, studiuesve, gjuhëtarëve, piktorëve dhe mjeshtërve të arteve pamore, librarëve e bibliofilëve, profesionistëve dhe amatorëve të fjalës dhe të gjitha arteve që ndërtojnë ardhmëri e trashëgimi;
  • - mbi 90 takime dhe aktivitete të programuara që në çelje apo të bashkëngjitura nga kërshëria e protagonistëve dhe nga nevoja për të nxjerrë në pah një industri të tërë që gëlon pas librit final, e që nis që në bankat e shkollës deri në përsosjen profesionale në nivel ndërkombëtar;
  • - mbi 80 ekspozues me stenda ekspozimi mes Botuesve vendas e ndërkombëtare, Bibliotekave Publike të Tiranës dhe rretheve, shtypshkronjave, stendave të autorëve, ekspozitave të koleksioneve me vepra të rralla, zgjidhjeve teknologjike dhe suporteve multimediale që sjellin librin më afër e më “lehtë”;
  • - mbi 2.000 studentë e nxënës të përfshirë aktivisht duke përbërë shtyllën kurrizore të një ngjarjeje unike e përmbushëse për ata vetë;
  • - mbi 70 tituj të promovuar, të rinj apo të rizgjuar nga memoria e hershme, që i përkisnin letërsisë, punëve kërkimore, karikaturave dhe kopertinave, satires dhe vetëvlerësimit, fakteve historike dhe dokumentimeve gjuhësore; tituj të prezantuar kryesisht nga vetë autorët, përkthyesit, botuesit.

Festivali ravijëzohet duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave të përbashkëta për aktivitete gjithëpërfshirëse dhe me mision te njëjtë siç është ai i afrimit të brezave me librin; një konfigurim novator në të cilin vete publiku është “spektator” aq sa dhe protagonist.

Tirana e kulturës nuk flet vetëm në njëjës, por shndërrohet në epiqendrën natyrale të kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe duke përfaqësuar trekëndëshin e vlerave Tiranë-Prishtinë-Shkup.

Këndi i projekteve fituese të Programit Creative Europe, jo vetëm në një parakalim titujsh e emrash, por një Atelier e mirëfilltë formuese mbi mundësitë e pamata që ofron Programi, mënyrat e pjesëmarrjes, latimi i temave të prekshme që nga fondet e përkthimeve letrare e deri tek Trashëgimia Kulturore si "mision" më vete.

Edicioni i radhës, po latohet në "punishtet e artit" të KlikEkspoGroup, në një format medium të ri, që së bashku me grupin e artistëve dhe studiuesve të artit, do ta risjellim në pranverën e vitit 2022. Qëndroni të vëmendshëm për lajme të reja!

PROFILI I EKSPOZUESIT DHE VIZITORIT

Vizito nese je:

Ekspozo nëse je:

Salloni u Drejtohet:

LETËRSIA PËR FËMIJË

E përzgjedhur nen kujdesin e profesionisteve, edukatorëve, botuesve të specializuar, përkthyesve, propozimet e reja në përmbajtje dhe formë. Ndihur po ashtu nga Orët e Diktimit dhe Bukurshkrimit, mënyrë për të inkurajuar fëmijët që të shkruajnë, dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre “me penë në dorë”; në bashkëpunim me shkollat fillore; mësues të gjuhës shqipe, kaligraf i ftuar;

LETËRSIA ËSHTË GRUA

Protagoniste shkrimtaret dhe poetet femra; botimet mbi gratë, feminizmin e mobilizuar, personazhi Grua, përzgjedhje e më të dashura të letërsisë shqipe dhe botërore;

KY LIBËR NUK ËSHTË PËR T'U PARË

Librat nuk janë për t'u parë a shfletuar, por për t'i lexuar e bërë thesar, e megjithatë, vlerat e botimeve i bëjnë vend dhe punës se papërsëritshme të artisteve te arteve pamore, fotografe, piktore, grafistë, që me kujdes kane krijuar Kopertinat, Ilustrimet, fotoportretet, e madje deri dhe Posterat e Filmave te frymëzuar nga letërsia.

ÇMIMET E FESTIVALIT

Edicioni i së ardhmes, pritet të ketë të tjera këndvështrime, por ende vlen të kujtohen çmimet e akredituara dhe medaljet e mirënjohjes për personalitete të rëndësishëm që u çmuan dhe vlerësuan për punën e tyre kundrejt Librit, Letërsisë dhe Gjuhësisë. "Libri më mirë i promovuar"; "Mediumi që nxit Leximin"; "Kopertina dhe Ilustruesi më i mirë" dhe "Eseja më e mirë", vetëm disa nga garat e Festivalit.

DRITËRO - STREHA E POETËVE

Karakteristikë e Festivalit në çdo edicion apo format të tij, mbetet strehëza kushtuar Dritëro Agollit, kthyer në “shtëpinë e poeteve të rinj”, pasi çdo herë mbi 20 promovime të poetëve të rinj nga Shqipëria e Kosova, dalin nga kjo “rezidencë” duke marrë bekimin e Poetit të Madh.

CINEMA & STORYTELLERS

Orët e kinemasë shqiptare me skenarë të shkrimtarëve shqiptare të njohur. Biseda të hapura me skenaristët, shkrimtarët, regjisorët; dhe debat i anasjellë, a është letërsi një skenar!? Po ashtu një kredhje në të shkuarën e “Teatrit në Mikrofon”, lexim i librave kult të fëmijëve dhe adoleshenteve pa moshë, nga zëra e aktorë të njohur.
sqSQ
  • - mbi 95.000 postime organike në mediat sociale përgjatë ditëve aq sa dhe në përfundim të eventit duke dëftuar që veprimtaritë për Librin janë të domosdoshme;

 

  • - mbi 15 orë në dite pa ndërprerje veprimtari kulturore, studimore, kërkimore, zbuluese të talenteve të reja, promovuese e rikujtuese të vlerave trashëgimore, lexime e recitime, vënie në skenë e interpretime, letërsi përmes kinematografisë;

 

  • - mbi 15 media të përfshira mes Tiranës, Prishtinës e Shkupit, përmes artikujve informues por edhe atyre investigues e që nxisin debate të shëndetshme;

 

  • - mbi 12.000 vizitore, dëgjues e ndjekës të Festivalit dhe Kalendarit të veprimtarive të përditshme e te përorëshme;

 

  • - mbi 20 Ambasadorë, zëvendës ambasadorë, atashé kulturore, me prezencë, relatim, moderim dhe kontribut konkret në veprimtaritë e organizuara;

 

  • - mbi 15 gjuhë të huaja live nga Tirana: italisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, serbisht, serbo-kroatisht e gjuhët ballkanike, bullgarisht, rumanisht, gjermanisht, british & american, rusisht, polonisht, greqisht, duke përfshire edhe atë Kineze (përmes pjesëmarrjes të Institutit Konfuci).