BALKANVINO & FOOD

Është sërish Klik Ekspo Group, që me pasurinë e përvojës formëson Tiranën në udhëkryqin ku ndeshen shijet dhe produktet ushqimore dhe ku artet multietnike të të ngrënit mirë ndërthuren, e ku vrulli i teknologjive të reja në industrinë agroushqimore këmbehet me artizanin e kujdesshëm. Manifestimi synon të kthehet në një vendtakim në të cilin përballen palët drejtpërdrejt të lidhura me zonat rurale në faqet e saj kultivuese e prodhuese, përpunuese e shpërndarëse, një dialog “i gjelbër” mes fermerëve dhe prodhuesve të makinerive bujqësore, mes prodhuesve dhe industrialistëve të përpunimit, një debat edukativ që propozon teknologjitë-risí duke kanalizuar përzgjedhjet e operatorëve të sektorit, të nevojshme për mbrothmërinë e zonave rurale në vend.

Gjeografia e Pavijoneve, çdo krahinë e Shqipërisë përfaqësohet me “frytet” e veta, konfirmon edhe njëherë që Bujqësia mbetet sektori më i epërm në Shqipëri, falë të cilit me administrimin dhe me politikat e duhura të zhvillimit mund të korret mirëqenie dhe zhvillim i qëndrueshëm, në mbështetje të prodhuesve shqiptarë, duke kontribuar në uljen e kostos së prodhimit, rritur konkurrueshmërinë dhe ndalur konkurrencën e pandershme, duke nxitur promovimin dhe shpërndarjen e shpejtë të “Made in Albania” në tregjet e Bashkimit Evropian e më gjerë.

AGRITURIZMI SI BURIM & ZHVILLIM: Një rizbulim i destinacioneve të brendshme, si projekti në zbatim "100 Fshatrat", mbrojtja dhe shtimi i pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra, rizbulimi i turizmit malor dhe Agroturizmit (Bed and Breakfast): për herë të parë në vitet e fundit, agriturizmi ka një përqindje të konsiderueshme përparësie ndaj bujqësisë, duke u kthyer për herë të parë në industrinë kryesore “prodhuese” në vend.

Siguria Ushqimore mbetet çështje jetësore përgjatë zinxhirit dhe industrisë agro-ushqimore; ky segment i kushtohet informacionit dhe udhëzimeve përmes zërit të ekspertëve, që nga prodhimi deri tek monitorimi i rrjetit të shpërndarjes ushqimore.

 

NGA GARAT…
Ndryshimin, si rrallëherë, e bën pikërisht prova e cilësisë në vend, nëpërmjet garave kulinare mëtojmë të organizohen çdo orë gjatë manifestimit si “Image Bakers”, “GastronomikAL”, “Festivali i Pijeve”, “CandyShow”. E veçanta kyçe e këtyre garave, qëndron në faktin që lënda e parë ofrohet ekskluzivisht nga bashkëpjesëmarrësit lëndë të para për ëmbëlsira, vaj, qumësht, miell, kafe, verëra e pije alkoolike, prodhime deti, produkte mishi etj. Falë këtij qarku, mbërrin e plotë industria agroushqimore, me pajime, shërbime ndihmëse apo primare, makineri përpunimi, ambalazhimi, makineri pjekëse, kafepjekëse, shërbimet dhe sistemet Horeca, etj.

NË FESTA….
Të vërtetën e tregon vera! Rikthehet Festivali i Verërave evenimenti që në edicionet e para konfirmonte për prodhuesit e spikatur dominimin e tregjeve ndërkohë që për prodhuesit e rinj ishte shtysa e parë drejt njohjes e komercializimit. Shumëllojshmëria, shija e cilësia, teknologjia e avancuar apo artizanale, ambalazhimi dhe etiketat, do të kalojnë edhe në edicionin e ri nën degustimin e hollë të jurisë profesionale, që do të çmojë fituesit në mbyllje të evenimentit.
Ndërkaq, Festivali i Vajit të Ullirit përveç vlerave spektakolare vërteton misionin e tij fillestar si shtytje për të nxitur konkurrueshmërinë, promovuar e lartësuar produktin vendas që bëhet barrierë solide ndaj produkteve të importit.

Arade visitors:

Përveç kategorisë së blerësve të shpejtë që shohin tek Panairi rrugën me të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë për produkte cilësore, ajo që do të sjelle Eventi do të jete një kategori e kontrolluar mirë vizitorësh, që i qasen produktit për periudha më të gjata se blerja e drejtpërdrejtë; Tipologjia e vizitorit që do t’i avitet produkteve të ekspozuara do të jete ajo e përzgjedhur dhe filtruar ne:

Exhibitors on Focus:

Salloni u Drejtohet:

ARTI I KULINARISË

Një ftesë për të parë nga afër mënyrat e servirjes dhe përgatitjes së ushqimeve, përballë risive dhe madje dhe teknologjive të reja në gastronomi. Operatorë të Industrisë Ushqimore, shefat e kuzhinës, manaxherë të restoranteve, takohen së bashku për mundësi të reja bashkëveprimi.

MAKINERI BUJQËSORE

Ekspozues që prezantojnë makineri avangardë për bujqësine, teknologji dhe know-how, propozime të reja dhe sugjerime për mënyrat e menaxhimit që garantojnë zhvillimin e Bujqësisë në mbarë Rajonin.

NGA FURRA!

Trendi i produkteve të brumit, ëmbëlsirave, bukëpjekësve, shpaloset në një këndvështrim ndërkombëtar me specialitete e produkte tipike të zonave panballkanike e mesdhetare.

BIO PËR SYRIN!

Paradat e Produkteve Bio "Made in Albania", shfaqje e sipërmarrjeve tradicionale shqiptare, fermerëve, prodhuesve qëndrestarë artizanalë, që zgjojnë vëmendjen drejt të mirave bio dhe slow-food, km0.

GOURMET & SUPERFOOD

Ushqime të rralla dhe gourmet, shtruar për bashkëpunëtorët dhe vizitorët e specializuar në pritje të propozimeve të reja nutricionale në treg.

INDUSTRIA E PËRPUNIMIT AGROUSHQIMOR

Nga automatizimi i industrisë ushqimore tek teknlogjiia e paketimit, konservimi, shpërndarja dhe transportimi i ushqimit, risi dhe praktikat më të mira nga kompanitë pjesëmarrëse në ekspozim.
sqSQ