Salloni Ndërkombëtar "Energji, Transport & Infrastrukture", nën kujdesin e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, me konceptin e përforcuar nga piketat e stimuluara nga kërkesat e investitorëve ndërkombëtare të sektorit, për të pasur një panoramë më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim të energjisë elektrike, propozimin e burimeve alternative, ripërtëritjes së rrjetit të infrastrukturës rrugore, projektet ambicioze madhore për transportin ajror dhe detar, ripërtëritja e rrjetit hekurudhor, siguria e transportit rrugor, mirëmbajtja e segmenteve rrugore, shërbimet në dobi të qytetarit. Nga ana tjetër, ekspozuesit e huaj me synim investimet e menjëhershme në Shqipëri, shohin me interes të veçante bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet shtetërore shqiptare, për t’u informuar mbi politikat në mbështetje të biznesit dhe investimeve të huaja, partneritetit publik-publik dhe publik-privat, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet në sektorët prioritarë si energjia, infrastruktura, transporti.
Një trini e suksesshme misionesh zbërthehet përmes Sallonit Ndërkombëtar "Energji, Transport & Infrastrukturë", në dobi të promovimit dhe kultivimit të vlerave të sipërmarrjes shqiptare, ndërkombëtarizimit të saj si dhe nxitjes së investimeve në një sezon sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë.
Nën formatin e një Expo Convention, Salloni Ndërkombëtar "Energji, Transport & Infrastrukturë", ka përgjegjësinë e përcjelljes se mesazheve që deshifrojnë një realitet ekonomik tërësisht të ndryshuar, një treg që jo vetëm mbart atraksionin e së resë dhe të pashfrytëzuarës, por është mikpritës dhe komod për investitorin e huaj, i mbrothëm dhe pjellor për sipërmarrësin vendas. Salloni u drejtohet sipërmarrësve, përfaqësuesve të enteve publike dhe ndërmarrjeve shtetërore, kërkuesve dhe akademikëve, që sjellin risi në teknologji dhe zgjidhje të zgjuara, po ashtu nën vizionin e nismave te qeverisë si ato për zhvillimin e autostradës Adriatiko-joniane apo segmentet infrastrukturore te Korridorit VIII, etj.
Salloni Ndërkombëtar "Energji, Transport & Infrastrukture", është po ashtu veprimtaria që evokon imazhin pozitiv të Shqiperise duke evidentuar sukseset e arritura, promovon njëherësh vendosmërinë e saj për të qenë faktor në tregjet globale e pike referimi për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore: Me një legjislacion liberal ku investitorët e huaj dhe vendas kanë të njëjta detyrime dhe të drejta, Qeveria Shqiptare i ka dhënë një përparësi të veçantë sektorëve me potencial të lartë për t’u zhvilluar siç janë:
Rr.Donika Kastrioti
Nd.14, Kt. 10, Suite 28
Tirana 1001 - Albania
Tel: +355 422 74 209 +355 422 74 210
E-mail: info@klikekspogroup.com