Krijimi i Korridoreve Ekonomike dhe Korridoreve të Kulturës si ndihmëtarë të stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkan, përmes nismave të promovimit të sipërmarrjes, shinat mbi të cilat ka avancuar filozofia e përditshme e punës së KlikEkspoGroup. Çdo panair, çdo partnership i ri, çdo nismë e re që gjenerohet e çel nga laboratorët e KlikEkspoGroup, nxjerr në pah një hologramë këndgjerë çka e bën kompaninë të besueshme dhe të besuarën e qindra bashkëpunëtorëve: jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria afatgjatë në track-un e suksesit, network i "populluar" bashkëpunëtorësh, oferta dhe argumente të gjeo-personalizuara, portofol i pasur klientësh e databazë e plotë potencialesh, blatimi e përkushtimi ndaj klientit 360 gradë. Që nga fushatat paraprijëse të kërkimit të tregut për investitorë të të gjitha përmasave e buxheteve, hulumtim i parcelave të tregut dhe zbulimi i trendeve gjithnjë një hap përpara, angazhimi dhe anëtarësimi në cluster dhe konsorciume të biznesit, vëzhgues e njohës të situatave socio-ekonomike në Ballkanin e "ndërsjelljeve të mëdha", këshilltarë të urtë imazhi e zgjedhjeje, të gjitha këto premisa kristalizojnë KlikEkspoGroup si bashkëpunëtorin që po kërkoni në Shqipëri, Ballkan dhe Evropën Juglindore.
Ndër projektet Madhore për vetë Qeverinë e Shqipërisë, dhe një prej të cilëve çeli dhe një shteg të ri në rritjen profesionale të KlikEkspoGroup në sektorin e mbrojtjes, sigurisë, menaxhimit të rrjeteve dhe sistemeve elektronike, dhe prodhimit të dokumenteve të sigurisë së lartë, do të përmendnim "Prodhimin dhe personalizimin e Pasaportave të Shtetasve Shqiptarë", realizuar nga prestigjiozja gjermane Bundesduckerei GmbH, Berlin, Germany, për llogari të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë. KlikEkspoGroup nën tagrin e Partnerit Lokal u angazhua në të gjitha hallkat e realizimit të projektit disa vjeçar dhe në veçanti në sektorin e Mirëmbajtjes të Sistemit Elektronik të Asistencës (Helpdesk) dhe Mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve hardware për të gjitha postet e punës në territorin e Shqipërisë.
KlikEkspoGroup me profesionalizëm përmbushi me sukses Projektin e "Konceptimit dhe Realizimit të Pavijonit të Shqipërisë në World Expo Milano 2015". Nga data 1 maj deri ne 31 Tetor 2021, 184 ditë ngjarjesh, festash, takimesh biznesi, politikë e bërë përmes modus vivendi nga mbi 145 vende të botës, Expo2015 regjistroi mbi 21.5 milionë vizitorë, 60 drejtues shtetesh, 300 vizita zyrtare të nivelit të lartë. Pavijoni i Shqipërisë ishte pjesë e një prej Clusterave me tematikë të posaçme Expo2015, Cluster BioMediterraneo në të cilin së bashku me vendet e të njëjtit pellg ndau promovimin e produkteve Bio nën moton e përzgjedhur unifikuese: Shëndet, Bukuri dhe Harmoni. Kjo bashkësi dëshmoi vlerën e dhe domethënien e takimit, bashkëpranisë dhe integrimit, në një atmosferë të përbërë nga ngjyra e shije të ngërthyera në një përvojë kulturore unike.
Në trajektoren e ngjitjes së KlikEkspoGroup në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunojmë me SECOM nga Roma - Italia, që prezanton në Tiranë teknologjinë e re dhe unike për kohën në mbarë botën: sistemet e njohjes dhe analizimit të të dhënave somatike personale, pajisje dhe aparatura për identifikimin e autenticitetit të dokumenteve të sigurisë së lartë dhe kartëmonedhave, etj. Pas një testimi të arrirë gjatë Samitit te G7 në Taormina, për llogari të forcave të policisë shkencore dhe karabinierëve në Itali, sistemet FAD dhe BIOFAD të prodhuara nga Secom srl po testohen edhe në Tiranë.
After a test achieved during the G7 Summit in Taormina, on behalf of the scientific police department and Arm of Carabineers in Italy, the FAD and BIOFAD systems produced by Secom srl have already been installed in Tirana.
Evenimente ndërkombëtare, ngjarje kulturore me peshë, misione e fushata tregtare, tregojnë se si KlikEkspoGroup tashmë ka bërë një pakt të pathyeshëm me vendin e Shqiponjave por edhe me mbarë Ballkanin, për të promovuar dhe lartësuar vlerat e Gadishullit të kontrasteve konstruktive. Në fushën e manaxhimit të eventeve dhe MICE, falë përvojës shkrirë me profesionalizimin e KlikEkspoGroup, na kanë besuar imazhin dhe promovimin e punës së tyre një portofol i pasur institucionesh, programesh botërore dhe ndërmarrjesh shtetërore UNICEF, USAID, NATO, Aeroporti Nënë Tereza, Kongrese Ndërshtetërore e Ndërqeveritare, Ministeriali i Ministrave të Transportit, Konferenca të Avokatit të Popullit, Këshillit të Lartë të Shtetit, e më tej, prezatime produktesh, markash dhe korporatash, (më shumë në vijim):
Misionet Tregtare dhe Ekonomike, Vizitat në terren, Turet në Fabrika dhe Linja Prodhimi, Business Matchmaking, B2B dhe B2G, janë instrumentet më të arrira me qëllim që të lehtësojnë rrugën e sipërmarrësve ndërkombëtarë për të njohur oportunitetet shqiptare, Ballkanike dhe të Evropës juglindore.
Koncepti i "Atelieve të Biznesit", është një hapësirë takimesh virtuale ose hibride në të cilën palët e interesuara që ndajnë perspektiva të përbashkëta, kanë qasje të veçantë për të kontaktuar me partnerë të vlefshëm. Mos harro takimet virtuale: në megaekranë të dukshëm me sy të lirë nga këndvështrime të ndryshme të mega-sallave të posaçme për takimet e biznesit në “Zonat e Atelieve të Biznesit”, do të transmetohen live takimet, fjalët përshëndetëse, prezantimet e produkteve, spote publicitare, sfilata dhe toure virtuale biznesi apo turistike;
Western Balkans Waste Soltutions (Markë e Regjistruar në 2017), u përftua nga sinergjia mes KlikEkspoGroup dhe Studio e Konsulencës Mjedisore G&G drejtuar nga aktivisti Sazan Guri, dijetarë e studiues të përkushtuar e me ndjesi të larta qytetarie që mëtojnë të jetuarit shëndetshëm në një mjedis të dëlirë.
Ekspokongresi për Mjedisin dhe Menaxhimin e Mbetjeve – Western Balkans Waste Soltutions, një nismë që qarkoi çdo shtresë, akademikë dhe të rinj të mobilizuar, OJF, përfaqësues të Shoqërisë Civile, qytetarë në kërkim të informacioneve shteruese, studiues dhe zbatues, investitorë e mendje inxhinierike: Prania e mbi 12 Universiteteve dhe Institucioneve autoritare të arsimit dhe shkencës, politikëvënëse dhe urdhërzbatuese, e shquan që në fillim Ekspokongresin si më të arrirën mes nismave të ngjashme deri më sot të ndërtuara në Tiranë e mbase edhe më gjerë.
Pjesëmarrës në çdo takim e mbledhje të Komitetit Drejtues dhe të Asambleve të Përgjithshme të CEFAs, KlikEkspoGroup është votuar dy herë i përzgjedhuri mikpritës i Asamblesë Vjetore të Komitetit Drejtues të CEFA – Aleanca e Panaireve të Evropës Qëndrore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të enteve evropiane me përvojë shekullore, Hungexpo; Reed Exhibition Wien; Munchen Fair; Adriatic Fair of Budva; Klegenfurter Messe (përkatësisht në vitet 2012 dhe 2017). Përmes punimeve të Asamblesë, CEFA kujton se misioni i sektorit të Panaireve është dukshëm kontribues në integrimin, miqësinë, nisma zhvillimore, kulturim popujsh e kombesh. E tanimë, nga Tirana, merren vendime afatgjata në një nga Industritë më me peshë ne zhvillimin dhe promovimin e ekonomisë e sipërmarrjes evropiane: siç ishte për shembull Aprovimi i Statutit të ri Ri të Aleancës, që nxit bashkëpunimin mes Panaireve të kryeqyteteve dhe metropoleve evropiane, dhe organizimin e Panaireve itinerante në bashkautorësi.
Sytë nga vetja: Ceremonia e Çeljes së Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (eventi i përvitshëm që prej 1994), mbart të veçantën e gërshetimit të së shkuarës, tashmes dhe të ardhmes të Kryeqytetit të Shqipërisë: në atmosferën e spikatur të Pallatit Mbretëror (Pallati i Brigadave) një nga ndërtesat më të rëndësishme me arkitekturë të rrallë, ekspozuesit ndërkombëtarë të përzgjedhur, personalitete të larta të përfaqësive diplomatike, përfaqësues të medias dhe opinion-makers, kanë ftesën për të shijuar një program të madh festiv dhe kulturor të kuruar nga Klikekspogroup. Tradicionalisht, kultura përshkon tej Ceremoninë e Inaugurimit, gjatë së cilës kohët e kulturës dhe trashëgimisë zgjedhohen në ritmin e së shkuarës së valleve të Ansamblit Popullor, kuartetit të harqeve, akrobatëve të Cirkut Kombëtar, dhe ngjyrave të së ardhmes performuar nga mjeshtra të artit të ardhur nga të gjitha skajet e globit. Për ekspozuesit e huaj, një Shqipëri që mëkon kulturë përshfaqet me të njëjtën madhështi të vendit ndjellës me oportunitete të pamata biznesi.
Efekti "matrioshka" i surprizave të Ceremonisë së Inaugurimit, event brenda eventit: Ceremonia e Medaljeve "Shqiponja e Artë e KlikEkspoGroup", një Ceremoni e veçantë vjetore kushtuar kontribuesve dhe personaliteteve të shquara, si nga biznesi ashtu edhe nga komuniteti social të cilët gjatë viteve kane treguar një angazhim real në fushat e tyre për të forcuar lidhjet kulturore dhe sociale në arenën ndërkombëtare, si dhe kanë kontribuar për një botë më të mirë për brezat e ardhshëm. Personazhe që kanë ndikuar dhe bërë krenarë të gjithë shqiptarët anekënd, janë çmuar me Medaljen “Shqiponja e Artë”, firmuar nga komisioni i vlerësimit, i përbërë po ashtu edhe nga ekspozuesit ndërkombëtarë të përzgjedhur që frymëkëmbejnë me realitetin shqiptar përmes evenimenteve të Klik Ekspo Group. Medalje të tjera u akordohen po ashtu artistëve e regjisorëve, përfaqësues të medias, sipërmarrës të spikatur, filantropë, politikanë e politologë etj.
"Ballkani, Toka e Kontrasteve ... tanimë, Toka e Premtuar" ... Eventet tona formësohen nën këtë lajtmotiv, duke rikonfirmuar Shqipërinë si Porta e vetme drejt e përtej Ballkanit, një realitet socio-ekonomik me mbi 200 milion konsumatorësh, me nivel mbi 75% këmbime ekonomike me BE, një Rajon pa të cilin vetë thelbi i Komunitetit Evropian do të ishte i paplotë. Udhëtimi ynë nisi këtu, në Ballkan, e më tej fushëveprimi u zgjerua në Evropën Juglindore, Evropën Qendrore, duke synuar në çdo hap hyrjen në familjen e madhe Evropiane.
Besojmë se Industria e Panaireve dhe Ekspozitave, është krijuar pikërisht për t'u mbledhur bashkë e për të ndarë synime dhe aspirata. Një vend në të cilin njerëzit të përjetojnë të ardhmen në premierë! Një hapësirë në të cilën të mund të prodhojnë dhe realizojnë ide dhe përfytyrime. Po aq sa dhe një vendtakim ku të ndajnë e mësojnë mbi kultura e tradita të afërta e të largëta. Ndaj dhe kështu e përvetësojmë dhe përçojmë misionin e UFI-t përmes punës sonë, krah 85 vendeve të botës.
Besojmë se Industria e Panaireve dhe Ekspozitave, është krijuar pikërisht për t'u mbledhur bashkë e për të ndarë synime dhe aspirata. Një vend në të cilin njerëzit të përjetojnë të ardhmen në premierë! Një hapësirë në të cilën të mund të prodhojnë dhe realizojnë ide dhe përfytyrime. Po aq sa dhe një vendtakim ku të ndajnë e mësojnë mbi kultura e tradita të afërta e të largëta. Ndaj dhe kështu e përvetësojmë dhe përçojmë misionin e UFI-t përmes punës sonë, krah 85 vendeve të botës.
Besojmë se Industria e Panaireve dhe Ekspozitave, është krijuar pikërisht për t'u mbledhur bashkë e për të ndarë synime dhe aspirata. Një vend në të cilin njerëzit të përjetojnë të ardhmen në premierë! Një hapësirë në të cilën të mund të prodhojnë dhe realizojnë ide dhe përfytyrime. Po aq sa dhe një vendtakim ku të ndajnë e mësojnë mbi kultura e tradita të afërta e të largëta. Ndaj dhe kështu e përvetësojmë dhe përçojmë misionin e UFI-t përmes punës sonë, krah 85 vendeve të botës.
Rr.Donika Kastrioti
Nd.14, Kt. 10, Suite 28
Tirana 1001 - Albania
Tel: +355 422 74 209 +355 422 74 210
E-mail: info@klikekspogroup.com
Përzgjedhja e simbolikës së Pavijonit të Shqipërisë “Mulliri i jetës”, konceptuar nga Kuratori Artistik, Mjeshtri Edi Hila, përcolli shumë kuptime të një realiteti kompleks që buron nga një histori e gjatë vështirësish dhe përpjekjesh për të mbijetuar. Një komb që ekziston sot e kësaj dite dinjitoz dhe që përpiqet të integrohet në dimensionet e kohës në të cilën jetojmë. Shoqëria shqiptare është një shoqëri që mundëson të jetojnë në harmoni të plotë njerëz të besimeve të ndryshme, virtyt mbi të cilin është ngritur një moral që i mban të bashkuar shqiptarët.
Në Shqipëri ku bashkëjetesa nuk është çimentuar nga një fe e përbashkët, nuk është lënë mënjanë i “treti” unifikues. Përkundrazi si një domosdoshmëri, për shkakun e kërkesave kushtetuese përveç lirisë dhe barazisë, në krye ka qenë kultura si faktor i bashkimit dhe pajtueshmërisë harmonike mes të ndryshmish. Harmonia është pikërisht marrëdhënie, që do të thotë një dispozitë përkundrejt një diçkaje tjetër. Kultura është faktor bashkimi e unifikimi, dhe ajo që ka rëndësi të përmendet për shqiptarët, është pikërisht që ky unifikim ka rrjedhur në mënyrë të vullnetshme dhe natyrale.
Shoqëritë janë të destinuara të dështojnë nëse nuk i ruan një forcë që nuk varet nga ekonomia dhe politika, e kjo forcë, e natyrës kulturore, prej shumë shekujsh ka qenë feja. Fuqia e saj ishte besimi tek i njëjti Zot apo i njëjti konstelacion Zotash, si një strukturë institucionale dhe organizim i forcës që drejtonte shtetin.
Në këndvështrimin e bashkëjetesës fetare, mullirin e ndeshim në filozofinë e të dy besimeve kryesore për shqiptarët: në përfytyrimet e grazhdit të lindjes, mulliri ravijëzohet pikërisht për të simbolizuar bukën, e buka si trup i Krishtit; dhe po ashtu ne fenë islame, perfeksioni i mullirit personifikon në shkrime njerëzimin mes dy mokrave të drejtuara nga boshti, Allahu.
Marrë në konsideratë fakti që simboli prezantohet në një arenë ndërkombëtare, qëmtimi i mitit të mullirit dhe ujit që rrjedh është menduar që të ketë puqje edhe pikëtakime me mitet botërore, për të bërë më të lehtë përthithjen e mesazhit universal. Mulliri është një nyjë e rëndësishme në simbolikën e "lëvizjes, transformimit dhe vetë jetës". Mokrat e mullirit shfrytëzojnë ujin dhe erën (duke i dhënë kësaj të fundit vlerë pozitive), dy elemente jetësorë të natyrës, tregojnë rrjedhën e kohës, teksa gruri bluhet në miell të bardhë e "flijohet" për bukën e cila është simbol i jetës së re, është bukë e përditshme e njëherazi ushqim shpirtëror. Mund të quhet kështu i mbërritur edhe vetë slogani "Ushqim për Planetin dhe Energji për Jetën", mulliri që prodhon ushqim dhe energji. Nga një proces i thjeshtë mekanik i lëvizjes së mullirit, zbërthehet rrota e kohës që "bluan" jetën fizike. Një proces jetësim-flijimi që gjeneron Jetën e pavdekshme: transformimin e lëndës së parë në miell, e më pas në bukë, në një lëvizje te vazhdueshme.
Tradita dhe e reja, pikërisht dy trarët mbajtës të konceptit të vetë Pavijonit të Shqipërisë, zbërthehen edhe grafikisht në hapësirën e dedikuar:
Ditë nën hirin e Nënë Terezës, me misionin e dyfishtë që jo vetëm të kremtohet një figurë që është motiv krenarie për çdo shqiptar, por edhe për të shquar misionin e saj, të një gruaje të përkushtuar që shpesh quhet si gruaja më e fuqishme në botë, pasi me zemrën e saj ka ushqyer të varfërit anekënd botës. Dita e Shqipërisë, u shënjua dhe nga një seri koncertesh kulturore, Ansambli folklorik i TKOB, Ansambli i arbëreshëve "Trëndafilat e Arbrit"; degustime të ushqimeve tipike slow-food.
Në fokus!
BESIM / FAITH shtator 2014 – Një ekspozitë e audioviziuale e shpirtërore që sjell në kujtesë martirët e besimit fetar gjatë dekadave të Regjimit Ateist Komunist. Një ekspozitë tërësisht unike organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar, në bashkëpunim me komunitetet fetare, nën patronazhin e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë. Historia dhe dokumentet në formatin audiovizual, vënë në dispozicion nga Komunitetet Fetare në vend, është ekspozuar nën vëzhgimin artistik të kuratorëve Edi Hila dhe Zef Paci..
Ekspozita evokon kontributin e Klerit në Shqipëri para, gjatë dhe pas periudhës së diktaturës, sakrificën e tyre në breza si dhe promovon bashkëjetesën ndërfetare, si një tipar dallues të shoqërisë shqiptare. Ekspozita "BESIM", ashtu si dhe një seri veprimtarish të tjera shoqëruese, u organizua në kuadër të vizitës së parë të Papa Françekut, Pope Francis në Shqipëri.
Angazhimi i Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, i burimeve njerëzore dhe dijes profesionale, u vu në dispozicion të Ekspozitës dhe Kalendarit Artistik me rastin e Vizitës së Papa Françeskut, në detajet organizative, logjistike, backstage, përpunim multimedia & audiovizual.
Përmendim Misionet B2B të kompanive nga Republika Popullore e Kinës, kompani që përfaqësojnë Provincat e Shangait, Anhui; Forumi Ekonomik Shqipëri-Portugali në Porto; Forumi Ekonomik i Bashkëpunimit Shqipëri-Serbi; Forumi Ekonomik Shqipëri-Greqi, Forumi Ekonomik Shqipëri-Belgjikë (Krahina e Wallonisë), Panairi Tregtar i Produkteve Turke në Tiranë, Panairi Ndërkombëtar i Produkteve Egjiptiane në Tiranë; "Njihuni me Rajonin e Marke - Itali" misioni me kompani nga Rajoni Marche dhe Abbruzzo; "Biznesi në pamjen më të mirë!" si dhe takimet B2B e B2G si interlude për ekspozuesit përgjatë pjesëmarrjes në Panairet e KlikEkspoGroup.
The presence of over 12 Universities and Institutions of education and science, policy-making and law enforcement, distinguished the Expo Congress from the start as the most successful event among similar initiatives organized to date in Tirana and perhaps broader.
U përfshinë mbi të paktën mbi 80 relatorë dhe studiues me referate konkrete, kompani-ekspozuese vendase dhe kryesisht nga Italia, përfaqësues autoritarë nga Kosova, Maqedonia (Ministria e Mjedisit dhe Turizmit; Ministria e Mjedisit e Kosovës; Ministria e Mjedisit e Maqedonisë së Veriut; Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë dhe Kosovës);
Mbi 10,000 ndjekës, nxënës dhe studentë të përfshirë dhe të angazhuar si pjesëmarrës dhe vullnetarë, me interes në fushat e rrahura që nga riciklimi tek prodhimi & përftimi i energjisë prej mbetjeve. Arsimi dhe Edukimi në fushën e mjedisit, do të shihet me përparësi dhe kujdes tanimë, e kjo edhe fale morisë së temave dhe hapësirave studimore në të cilat studentet u përfshinë përgjatë evenimentit. Cekja e temave te rëndësishme, analizat dhe studimet e rasteve, dhe mbi të gjitha vëzhgimi nga afër i realiteteve të krijuara ne vend, teknologjite sipas standardeve te homologuara, zhvillimi i pergjegjshem, beri qe WBWS, te arrinte qellimin e paravendosur.
E ardhmja e kesaj nisme shihet që tani e paraprogramuar, duke ecur ne hap edhe me zhvillimin dhe hovin qe do te kete sektori i mbrojtjes se mjedisit, biznesit te pergjegjshem, zhvillimit te qendrueshem, burimeve te rinovueshme te energjise etj.
E krijuar në vitin e largët 1995, më tepër se dy dekada më parë në një nga qendrat më në zë të industrisë sonë të panaireve, në Mynih, CEFA sigurisht që ka patur një ngasje për t’u formuar si organizatë. Ajo u krijua për të forcuar bashkëpunimin mes aktorëve kryesorë të industrisë së panaireve në Evropën Qendrore, por edhe për të ndihmuar të tjerë ente e organizime gjeografikisht pjesëtare të Evropës Juglindore, vendet e të cilëve aspironin për një integrim evropian. Ëndrra e Evropës së Bashkuar tanimë kishte pushtuar çdokënd e çdo vend ndjehej Evropian. Dhe misioni i sektorit tonë dukshëm kontribuon në çdo mision integrues, miqësi, nisma zhvillimore, shkëmbim kulturash mes kombesh e popujsh. Pas thuajse 22 vitesh me ulje-ngritjen e saj Evropa e bashkuar dëshmoi sa unitet dhe vullnet hapjeje e ridimensionimi, aq edhe probleme të shumta kryesisht lidhur me diznivele zhvillimi ekonomike e përshtatshmëri për zbatim të politikave fiskale, e në përgjithësi politikave unifikuese.