#GED21-GLOBAL EXHIBITION DAY

Take a break and read all about it

Shpërndaje postin

#GED21-GLOBAL EXHIBITION DAY  

Dita e Ekspozitave Globale – Global Exhibitions Day [GED] 2 qershor 2021

 GED është një nismë e hapur gjithëpërfshirëse për të zgjeruar fushëpamjen mbi Industrinë e Panaireve dhe Ekspozitave, në shkallë rajonale, kombëtare dhe globale, një nismë e nxitur nga UFI - Organizata Globale e Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare. Çdo edicion, kjo iniciativë mobilizon mijëra profesionistë të industrisë nga e gjithë bota: organizatorë panairesh, qendra panairesh, ofrues të shërbimeve, universitete e institucione arsimore, profesionistë individualë, vetëm për të përmendur disa nga aktorët e këtij komunititeti të gjerë.

Kur gjithkush po përjeton ngjarje që ndodhin një herë në shekull, si Pandemia Covid-19 e cila preku në zemër industrinë tonë, kemi vetëm një mesazh: Panairet dhe Ekspozitat, nuk janë ndihmëse, ato janë levat themelore për rindërtimin ekonomik.

Mesazhi i fushatës GED 2021, vjen qartazi se si Panairet dhe Ekspozitat janë instrumentet e duhura për rritjen dhe rindërtimin ekonomik dhe social, janë ato të parat që do të zgjojnë e konfirmojnë besimin tek të qenit, të jetuarit dhe të punuarit në komunitet: sjellin zhvillim ekonomik për vendin dhe rajonet, por edhe sjellin më pranë shoqëri të, etni, kultura e histori njerëzore.

E vërtetë që Pandemia COVID-19 ka pasur efekte dukshëm të dëmshme, e mbase edhe që do të qëndrojnë në kohë të gjatë në ekonominë globale, në pothuajse të gjithë sektorët e biznesit dhe në të gjithë botën mbarë. rajone. Ekspozitat dhe Panairet kanë luajtur tradicionalisht një rol në forcimin dhe rritjen e sektorëve ekonomikë, por këtë vit ato do të luajnë një rol të ri akoma dhe më të rëndësishëm - rindërtimin dhe rimëkëmbjen në shkallë globale.

GED 2021 do të bëjë bashkë veprimtarët e industrisë, një rast i mirë për t'u shfaqur në tërë qëndrueshmërinë e durimin në ndalesën e sforcuar tashmë dyvjeçare, por edhe një nismë për të ndarë shpresë dhe optimizëm, mesazhe të një bashkësie dhe përkatësi më të skajshme: të gjithë qytetarë të botës, të gjithë të ngjashëm, të gjithë bashkë!

Mesazhi special që nga Tirana, do të shpërndahet nga të rinjtë dhe studentët që po zgjedhin të kualifikohen në industrinë e panaireve dhe ekspozitave tregtare, në drejtime të ndryshme akademike: marketing, menaxhim biznesi, arkitekturë, design, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare etj. Përzgjedhja e Universiteteve “Marin Barleti” apo “New York University”, vjen në vazhdën e bashkëpunimeve afatgjata, përmes internshipeve të studentëve të talentuar gjatë Panaireve Ndërkombëtare të Tiranës, dhe përgatitja e tezave dhe temave të Diplomës në sektorin e Panaireve dhe Ekspozitave Tregtare.

REGJISTROHU PËR LAJME TË REJA

Përditësohu me lajmet e reja mbi eventet e radhës, projekte, bashkëpunime

Lexo të tjera

Uncategorized

Global Real eXtate Fair

Step into the heart of Tirana and unlock the door to a thriving real estate market at the Global Real eXtate Fair an exclusive gateway

Business

AFTERSHOW – TIF29

We are proud to present the AfterShow Report for the 29th edition of the International Fair of Tirana. 6-9 December, 2023. This edition marked a

Lexo Me Shume

sqSQ