Një mesazh i qartë, e i thirrur fort: Panairet dhe Ekspozitat, janë levat për Ringjalljen dhe Shëndoshjen ekonomike, ndaj dhe në edicionin e parë të “Erës së Re”, së bashku do të kuptojmë se sa i kishin munguar komunitetit të biznesit.
Këmbëngulja për t’u rikthyer tek live-events, liria e mbetur në dëshirë për ndërveprim dhe takime ballë për ballë, mbingopja e varësia nga elektronika dhe eteri, kurioziteti për ringritjen e jetës në komunitet, atë që është thelbësore dhe themeltare, për atë që është e përjetshme dhe e pakthyeshme, gjithçka që do të jetë jeta në përditshmëri pas viteve 2020 - 2021.
Këtë Nëntor, jemi duke u përgatitur për një ngjarje unike, ndarë mes botës që njihnim deri dje dhe asaj që do të zgjedhim që nga nesër, me sektorë që do të rrokin që nga mënyrat e reja virtuale të të bërit biznes, komunikimi e nënshkrimi i kontratave në distancë, kushtet e ripërtërira të sigurisë në linjat e prodhimit, zinxhiri i sigurisë ushqimore dhe gjithë sa është thelbësore.
It cannot be otherwise, the return of Fairs and Social Events to Tirana is enabled by the “par excellence” Albanian Fair, Tirana International Fair – Event approved by UFI, 27th to 30th of November 2021.
Formula hibride, ajo që thur ekspozimin në hollet tradicionale me vizitën e Trade-Operatorit nga platformat virtuale, që kthen auditorin në sallë përballë speakerave online, që gërsheton vëzhgimin 360 gradë të produktit të ekspozuar si në stendë ashtu dhe në ekran, do të pushtojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, si simotrat në industrinë e pëbashkët botërore.
Nëse praktika do të lakohet sipas kërkesave të kohës, thelbi konceptual i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës do të përshkojë sektorë, qëmtojë argumente ekonomike e gjeografikë, bëjë bashkë sipëmarrës e investitorë ashtu si në gati tre dekadat e fundit:
- Sektorët me hapa të ngadalësuar gjatë pandemisë, panairi do t'i sjellë ata në podiumin e merituar: turizmin dhe udhëtimet, pse jo artin dhe muzikën, ngjarjet dhe eventet sociale, shoqërore dhe argëtuese, 360 gradë “Made in Albania” & “Made from Albania”, SME dhe artizanët;
- Sektorët në frontin e parë: shëndetësia dhe mjekësia, emergjencat civile, siguria ushqimore, kujdesi ndaj klientit pavarësisht nga profili i ndërmarrjes;teknologjia e informacionit dhe zgjidhjet e reja të efektshme të komunikimit;
- Ndërtimi, energjia, punët publike, transporti, sektorë gjithnjë të etur për marketing dhe vetëdijësim. "Shqipëria kampione e Ballkanit", do të shprehej Kryeministri duke pohuar se si falë angazhimeve së brendshmi dhe politikave dashamirëse ndaj investimeve të huaja direkte, vendi do ta arrijë këtë pole-position në, energjitikë, turizëm, eksporte bujqësore, e shoqëri dixhitale.
- Me leitmotivin “Ballkani pa Kufij Ekonomikë”, Galeria e Shteteve, do të risjellë Pavijonet Shtetërore të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës pa të cilën formula nuk do të quhej e plotë, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina etj. Për Panairin Ndërkombëtar të Tiranës nuk është një risi, por "bis repetita placent", pasi për edicione me radhë evenimenti kishte parashikuar bindshëm krijimin e një Schengeni Ballkanik, për gati 20 edicione me radhë. Edicioni i këtij viti, do të vijë nën një dritë të re edhe gjeopolitike, duke e vënë edhe njëherë Shqipërinë në pozicionin e katalizatorit të ndryshimeve e përmirësimeve në Rajon.
- Vizitori i zgjedhur, profesionist dhe efikas, i cili nuk largohet nga panairi pa një feedback biznesi, vendas dhe gjithashtu ndërkombëtar, pasi Panairet Ndërkombëtare tashmë kanë fituar "çmimin" e rëndësisë në udhëtimet e biznesit duke i kaluar në white-list prej kohësh.
Shqipëria Covid-Free nuk është e largët: vaksinimi në ecurinë e duhur, dara e kontrollit mbi shpërhapjen e virusit, ndërgjegjësimi qytetar, e bëjnë Shqipërinë të dashur dhe lehtësisht të arritshme për vizitorët dhe turistët anekënd botës. Një verë e gjatë përpara për turizmin bregdetar, malor, ekologjik, aq sadhe turizmi kulturor dhe ai i objekteve të kultit dhe vendeve të besimit fetar, me unicitetin e rrallë të tolerancës fetare për mbarë Rajonin.