Thirrje për t’u bërë pjesë e Tirana International Fair

Take a break and read all about it

Shpërndaje postin

Thirrje për t’u bërë pjesë e Kalendarit Tematik

të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

(Kliko mbi foto për t’u Regjistruar)

 

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një eventi katër ditor, ku çdo ditë i dedikohet një sektori të veçantë të industrisë. Nga data 6 deri në 9 dhjetor zhytuni në një botë inovacioni, mësimi dhe mundësish.

Dita 1: Bujqësia- Eksploroni tendencat dhe teknologjitë më të fundit që formësojnë të ardhmen e bujqësisë. Angazhohuni ne seminare dhe diskutime të fokusuara ne praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, përparimet agro-teknike dhe me shume.

Dita 2: Ndërtimi dhe Energjia – Zbuloni teknika të reja ndërtimi, zgjidhje për energjinë e rinovueshme dhe zhvillimeve të infrastrukturës përmes seminareve dhe demonstrimeve interaktive.

Dita 3: Turizëm – Udhëtoni neper peizazhin e Industrisë së Turizmit. Mësoni rreth tendencave në zhvillim në eko-turizëm, përvojave digjitale të udhëtimit dhe marketingut të destinacionit.

Dita 4: Sipërmarrja dhe startupet – Mbylleni javën me një zhytje të thellë në frymën sipërmarrëse.

Lidhuni me startup-et, dhe merrni pjesë në seminare të krijuara për të frymëzuar dhe për të përgatitur gjeneratën e re të inovatorëve.

Çdo ditë e panairit tonë ofron një mundësi unike për të eksploruar industri të ndryshme, per te takuar profesionistë dhe për të fituar njohuri nga eksperte të kësaj fushe.

Certifikata Finale: Si shenjë ndaj përkushtimit tuaj, ndaj rritjes profesionale ne do t’ju ofrojmë një Certifikatë Pjesëmarrjeje që angazhohen në të gjitha ditët. Kjo Certifikatë do të jetë një shtesë e vlefshme për kredencialet tuaja profesionale. Përveçse një dokumenti si Certifikata, ju ofrojmë 40% ulje për një hapësirë stendë 12m2 për edicionin e 30të në viti 2024.

Duam t’ju japim mundësinë të jeni pjesë e eventeve tona “Networking”, ku do keni mundësinë të jeni në harmoni me një diversitet liderësh dhe ekspertësh.

Si të merrni pjesë:Për të qene pjesë e kësaj eksperience ju lutem të plotësoni formularin e regjistrimit në link https://www.surveymonkey.com/r/GW9JKMP.

Ne do të sigurohemi që të merrni të gjitha detajet e nevojshme për ta bërë pjesëmarrjen tuaj sa më të volitshme dhe me ndikim afatgjatë.

Ju mirëpresim në një ngjarje të mbushur me dije, networking dhe inspirim ne këto industri jetike!

REGJISTROHU PËR LAJME TË REJA

Përditësohu me lajmet e reja mbi eventet e radhës, projekte, bashkëpunime

Lexo të tjera

Uncategorized

Global Real eXtate Fair

Step into the heart of Tirana and unlock the door to a thriving real estate market at the Global Real eXtate Fair an exclusive gateway

Business

AFTERSHOW – TIF29

We are proud to present the AfterShow Report for the 29th edition of the International Fair of Tirana. 6-9 December, 2023. This edition marked a

Lexo Me Shume

sqSQ