Me një pozicion strategjik gjeografik, turizmi lehtësisht i arritshëm dhe i përballueshëm 365 ditë në vit, klima bujare me diell, një shembull unik i tolerancës ndërfetare dhe bashkëjetesës në Rajonin e përbashkët, është momenti që Shqipëria të mund të tregojë anën e saj më tërheqëse, dhe ta shfaqë atë përmes potencialeve shumëpërmasore natyrore dhe njerëzore, platformave konkrete të zhvillimit, dhe politikave mikpritëse ndaj partnershipeve të huaja.
Turizmi i Besimit Fetar, si një ndër llojet më interesante të itinerareve turistike për të mundësuar njohjen e vlerave të këtij turizmi, mënyrat e organizimit të tij dhe lidhja e ngushtë me marketingun territorial dhe zhvillimin e zonave të caktuara. Është skena për operatorët më të suksesshëm në Shqipëri e Rajonin e Evropës Juglindore, të cilët udhëheqin në itinerare shpirtërore turistët nga mbarë bota duke përshkruar dëshmi të besimit dhe objekteve të kultit që nga agimet e antikitetit e deri më sot tek vendet që bashkojnë në pelegrinazh e besimtarë dhe sqimëtarë të arkitekturës fetare. Synimi i organizimit të këtij salloni, është që përmes prezantimit dhe tërheqjes së tour operator të specializuar në këtë tipologji paketash, të mund të promovohen tempuj, kisha, vende të shenjta të bektashizmit dhe tërë historia interesante e Ballkanit. Tregu Turistik Fetar, përbën risinë dhe aktraktivitetin e evenimetit të ri, duke propozuar madje dhe një model pelegrinazhi organizuar Agjenci ekspozuese, në Kishën e Kisha e Shna Ndout (Kisha e Laçit), në Kishat e njohura të Dhërmiut, Kishat, Xhamitë dhe Objektet e Kultit me vlera historike të restauruar rishtaz, që përçojnë ende sot jehonën e një bashkëjetese dhe bashkëekzistence shembullore mes besimeve fetare, duke u kthyer në ekzemplarë unik në Rajon për përcjelljen e mesazheve të tolerancës ndërfetare.
Një prej sektorëve zhvillimin e të cilit do të ndajme në ExpoHost është ai i Hotelerisë, sektor në lëvizje të vazhdueshme, në reaksion të përjetshem mes cilësisë dhe potencialeve, perkushtimit të njerëzve dhe manaxhimit që mbetet për t’u përsosur. Është i prekshëm sot transformimi i hoteleve nga pritës parësor bujtësish në skena nga ku lançohen stile të reja jetese, ëndje të reja të artit të kuzhinës, kënde arti apo pikëtakime biznesi. Permes fotografimit të hoteleve me të mira të ftuar të marrin pjesë, gjejnë hapesire veprimi e promovimi dhe trade-partneret ofrues të shërbimeve drejtpërdrejt apo tërthorazi të lidhur me botën e hotelerisë. ExpoHost kthehet në një oportunitet për ofruesit e shërbimeve të shkojnë më pranë blerësve potencialë dhe për hotelet një mundësi unike për të shprehur filozofinë e të qëndruarit në treg dhe tërheqjes së klientëve; nga ana tjetër ExpoHost do të marrë përsipër që të kthehet në promotor të të gjitha zonave turistike që vijnë të bartura përmes prezantimit të hoteleve, përfshirë zonat Bregdetare, Hanet dhe Bujtinat Malore, Agriturizmet e Ultësirave e deri tek ata zinxhirë hotelesh që përfaqësojnë turizmin kongresor dhe atë të sipërmarrjes dhe biznesit.
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, do të ndeshen të dyja anët e personalizueshmërisë të ofertës turistike: nga turizmi me anë të të cilit komuniteti pritës edukohet me frymën e vizitorit, ashtu dhe në të anasjelltën, kur vizitori do të gdhendet me kulturën lokale.
Vizitori i thjeshtë: blerësi final
Shqiptarë e të huaj, Për çdo tipologji të vëçantë të turizmit të paraqitur: parashkollorë, shkollorë, të rinj, familjarë, të sapomartuar, të moshuar, eksplorues, pushues krijimtarë (shkrimtare, piktorë), kërkimtarë e shkencëtarë etj.
Vizitori profesional: partneri apo nënkontraktori
Me tejkalimin e periudhës “hide&seek” e gjallërisht rikthyer pas një moratoriumi ndrydhës, përmes Sallonit “Nautica Show” do t’i rikthehet shkëlqimi një sektori në të gjitha perceptimet dhe dobitë e tij drejtpërdrejtë ndikuese në zhvillimin e vendit: lundrimi dhe detaria do të pershfaqen në dimensionin e tyre të pare si mjet jetese e ndërlidhjeje, udhëtimi e transporti, çmuarjen si instrument njohjeje të thesareve turistike të Shqiperisë mbiujore dhe nënujore, e deri tek trajtat e sigurisë së pushuesve apo dhe asaj të ujërave kombëtare.
Busulla tregon: Jahtet dhe velat e luksit do të jenë në fokus Nje sektor në zhvillim të përshpejtuar në dekadat e fundit, turizmi i lundrimit luksoz ankorohet duke mbartur prurje të reja në boten e sipërmarrjes të cilat do të zbulohen në Nautica Show: prodhues dhe arredues të jahteve luksoze dhe motomjeteve të ujit, kantiere jahtesh, mirëmbajtës dhe trajnues nga Rajoni (Greqia, Italia, Kroacia e Turqia), agjenci turistike etj.
Risì: Renditur në krye të listave të mediumeve botërorë të specializuar për turizmin, Shqipëria ofron bujarisht hapësirë dhe klimë për Ekoturizëm dhe Turizmin e Aventurës që nga moria e thepave të bardhë, kanioneve të pazbuluar, vozitja me kanoe, varka me vela, hedhja me parashutë sportive, biçikleta malore, zhytje diving & scuba etj.
I bashkëngjiten Projektet Madhore me peshë Rajonale, si ndërtimi i Porteve Turistike dhe Porteve të Jahteve, në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin, si ndihmëtarë dhe gjenerues të zhvillimit të zonave dhe komuniteteve lokale në të cilat do të zbatohen.