SAHAEXPO2022

Take a break and read all about it

Shpërndaje postin

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, emërohet Përfaqësues Rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe SEE për Saha Expo (me nënshkrimin e Kontratës mes palëve Klik Ekspo Group dhe Saha Expo A.Ş në dt. 19/05/2022),  në kohën kur kemi ka fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë si pikë-referimi e sektorit të Evenimenteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbarë Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

SAHA EXPO 2022 – Ekspozita Ndërkombëtare e Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë, nën Patronazhin e Presidencës së Republikës së Turqisë, në datat 25 – 28 Tetor, 2022 në Stamboll, Turqi, dhe gëzon mbështetjen Institucionale të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë; Ministrisë së Brendshme të Turqisë; Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë të Turqisë; Ministrisë së Ekonomisë e Turqisë; Presidenca e Republikës së Turqisë – Kryesia e Industrive të Mbrojtjes; ITO – Dhoma e Tregtisë së Stambollit; ISO – Dhoma e Industrialistëve të Stambollit.

Organizatori, SAHA Expo është konfederata më e fuqishme e ofruesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë në Turqi, krijuar që në vitin 2015 me qëllim mbështetjen e zinxhirit të furnizimit në industrinë e Mbrojtjes dhe Aviacionit në Turqi (Bordi Drejtues i konfedereatës përbëhet nga CEO të kompanive me peshë si Bayrak, Aselsan, Roketsan etj).

Përfaqësuesi Rajonal, Klik Ekspo Group është prijës në industrinë e Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare në Shqipëri dhe Rajon, që në 1994, i vetmi Organizator në Shqipëri i njohur me të drejta të plota nga UFI – Organizata Globale e Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave. Spikat ndër evenimentet në sektorin e Mbrojtjes dhe Sigurisë ALMEX – Albanian Military Exhibition që lindi si pasaporta e “Shqipërisë në NATO” që në 2009, teksa vendi vetiu përfshihej në sinergjitë e bashkëpunimit dhe integrimit Euroatlantik si një zë i ri me peshë në cirkuitet ndërkombëtarë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

SAHA EXPO 2022, për Institucionet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Delegacionet Zyrtare dhe Shtabet e Forcave të Armatosura, dhe po ashtu dhe për profesionistët e industrisë, për ekspozuesit dhe vizitorët e saj, vjen si mundësi e pagabueshme, për të krijuar ndërlidhje dhe zgjeruar rrjetin e kontakteve institucionale dhe profesionale të vlefshme. Institucione Shtetërore të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kompani të nivelit të lartë, SME, Start-Upe, Universitete dhe Qendra Kërkimore&Zhvillimore, bëhen bashkë në pikëtakimet dhe formatet e networking të vëna në dispozicion nga Saha Expo, platforma të njohura si Saha-Match.

REGJISTROHU PËR LAJME TË REJA

Përditësohu me lajmet e reja mbi eventet e radhës, projekte, bashkëpunime

Lexo të tjera

How to get an online Casino No Deposit Bonus There are numerous no deposit casino tik tok video downloaders that offer no deposit bonuses for

Lexo Me Shume

How to get an online Casino No Deposit Bonus There are numerous no deposit casino tik tok video downloaders that offer no deposit bonuses for

Lexo Më Shumë»
sqSQ