Klik Ekspo Group, në bashkëpunim me Shoqatën e Eksportuesve të Elektro-Teknologjisë Turke [TET] dhe Ambasadën Turke në Tiranë, organizon në datën 16 Maj 2022, Misionin Tregtar “B2B Share & Connect Electrics & Electronics”, një atelier komunikimi dhe marrëdhëniesh në biznes mes kompanive shqiptare dhe sipërmarrjeve nga Turqia. Kompanitë i përkasin:
- sektorit të materialeve elektrike dhe elektronike;
- prodhuese të energjisë elektrike dhe sistemeve të shpërndarjes;
- kabllo, transformatorë dhe gjeneratorë për përdorim industrial dhe rezidencial, në sektorin civil dhe atë ushtarak;
- pajisje elektrike dhe ndriçimi për hapësira publike dhe përdorim shtëpiak.
Mbi pesëmbëdhjetë kompanitë pjesëmarrëse në këtë mision, me interes të menjëhershëm për të nisur bashkëpunimin me tregun shqiptar, por edhe rajonal do të ishin të nderuar t’Ju mirëprisnin që përmes takimeve B2B, të njiheni me produktet dhe teknologjitë ofruar nga ana e sipërmarrjeve Turke si edhe të bashkëbisedoni për hapësira dhe oportunitete ndërveprimesh reciproke. Në rast se ashtu siç shpresojmë do të shihni me interes praninë Tuaj në këto takime, në mënyrë që të përshtasim axhendën sipas disponueshmërisë Suaj dhe të kompanive pritëse, do t’Ju luteshim që të mund të konfirmonit brenda datës 3 Maj, 2022. Mbetemi në dispozicion për çdo detaj të nevojshëm.
Vendi: Salla e Konferencave “Grand Imperial” – Xheko Imperial
Data: 16 Maj, 2022
Orari i takimeve*: 09:00 – 20.00
*Ofrohet pauzë-kafe dhe pije për të ftuarit, mundësi prezantimi e projeksione, përkthim, shërbim hostess dhe mikpritje;
Për informacione të tjera rreth pjesëmarrësve:
Tel: +355 42 274210; 42 274211; 42 274212
E-mail: b2b@klikekspogroup.com; info@klikekspogroup.com; projects@klikekspogroup.com