KOHA ËSHTË E PANDEMISË, POR REVANSHI DO TË JETË I PANAIREVE

Take a break and read all about it

Shpërndaje postin

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, lindi bashkë me bulëzimin e iniciativave të para të sipërmarrjes në Shqipërinë e porsadalë nga “kafazi” i ekonomisë së centralizuar. Nuk u ndërpre përgjatë viteve, as edhe në vitin e çmendur 1997, kur armët ngriheshin drejt qiellit duke iu hakërryer atij për çmendurinë tonë kolektive. E në përballje me këtë frymë, organizuam pikërisht në 26 Nëntor 1997, Panairin e Ringjalljes, ringjalljes së shpresës, rimëkëmbje të besimit, dhe rilindje të ekonomisë e biznesit të shëndetshëm.

Nuk e ndërpremë as në vitin 1999, në Vitin e Eksodit thuajse mitologjik të vëllezërve e motrave të një gjaku, shqiptarëve të Përtej Drinit. Përkundrazi u ndërtua një event me të gjithë mbështetësit e kauzës së drejtë të një Kosove të lirë e të pavarur. Për asnjë arsye dhe në asnjë rast nuk u ndërpre kjo Ngjarje Ndërkombëtare në Tiranë, ngjarje e cila është shënjuesja më e mirë e interesit të investitorëve dhe sipërmarrësit të huaj për të investuar e këmbyer, për të sjellë eksperiencë, por edhe për të krijuar modele biznesi.

Ekonomia e tregut të lirë pazgjidhshmërisht është e lidhur me reklamën, publicitetin, marketingun dhe Panairi është në krye të renditjes si mjeti më i dobishëm dhe efikas. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, mbijetoi me standardet e krijuara, me profilin dhe profesionalizmin në çdo detaj të tij, si i vetmi panair mirëfilltazi ndërkombëtar, për nga profile i ekspozuesve, por kombëtar përnga besnikëria dhe fanatizmi i marketingut të një Shqipërie mikpritëse në të gjitha kuptimet e fjalës. Dhe me këtë tipar, drejtpërsëdrejti kontribues madhor në përcjelljen e një imazhi pozitiv të Shqipërisë. Dhe sigurisht kjo e bën edhe një iniciativë patriotike.

Vetëm Pandemia Covid-19 e përhapur anekënd si një mjegullnajë frymëzaptuese, ajo që shtyu organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.

Por sa fleksibël duhet të ishin organizatorët e panaireve për të propozuar zgjidhjet virtuale, stenda virtuale, webinare, forume online, këmbime përshëndetjes online, ceremoni përurimi online? Nuk ishte befasia e momentit dhe bllokimit te mendimit apo iniciativës ajo që nuk na lejoi vendimin ndryshe. Ishte bindja si e të shumtëve kolegë, organizatorë eventesh etj, që Panairi live kurrë nuk do të mund të zëvendësohet me “shtrëngim të duarve online” pasi siç thotë Jochen Witt, president i JWC: “Esenca e çdo Panairi është prania fizike. Nuk mund të ketë ekspozim virtual dhe po ashtu panaire hibride. Ashtu siç nuk ka ushqim virtual, apo not hybrid”;...

            Ndaj sot, shohim me kërshëri, por me të njëjtin pasion e përkushtim, drejt çeljes së plotë të Panaireve dhe Ekspozitave Tregtare.

REGJISTROHU PËR LAJME TË REJA

Përditësohu me lajmet e reja mbi eventet e radhës, projekte, bashkëpunime

Lexo të tjera

Uncategorized

TIRANA INTERNATIONAL FAIR PAS-PANDEMI

Një mesazh i qartë, e i thirrur fort: Panairet dhe Ekspozitat, janë levat për Ringjalljen dhe Shëndoshjen ekonomike, ndaj dhe në edicionin e parë të “Erës së Re

Lexo Me Shume

sqSQ