SAHAEXPO2022

Take a break and read all about it

Share This Post

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, emërohet Përfaqësues Rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe SEE për Saha Expo (me nënshkrimin e Kontratës mes palëve Klik Ekspo Group dhe Saha Expo A.Ş në dt. 19/05/2022),  në kohën kur kemi ka fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë si pikë-referimi e sektorit të Evenimenteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbarë Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

SAHA EXPO 2022 – Ekspozita Ndërkombëtare e Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë, nën Patronazhin e Presidencës së Republikës së Turqisë, në datat 25 – 28 Tetor, 2022 në Stamboll, Turqi, dhe gëzon mbështetjen Institucionale të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë; Ministrisë së Brendshme të Turqisë; Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë të Turqisë; Ministrisë së Ekonomisë e Turqisë; Presidenca e Republikës së Turqisë – Kryesia e Industrive të Mbrojtjes; ITO – Dhoma e Tregtisë së Stambollit; ISO – Dhoma e Industrialistëve të Stambollit.

Organizatori, SAHA Expo është konfederata më e fuqishme e ofruesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë në Turqi, krijuar që në vitin 2015 me qëllim mbështetjen e zinxhirit të furnizimit në industrinë e Mbrojtjes dhe Aviacionit në Turqi (Bordi Drejtues i konfedereatës përbëhet nga CEO të kompanive me peshë si Bayrak, Aselsan, Roketsan etj).

Përfaqësuesi Rajonal, Klik Ekspo Group është prijës në industrinë e Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare në Shqipëri dhe Rajon, që në 1994, i vetmi Organizator në Shqipëri i njohur me të drejta të plota nga UFI – Organizata Globale e Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave. Spikat ndër evenimentet në sektorin e Mbrojtjes dhe Sigurisë ALMEX – Albanian Military Exhibition që lindi si pasaporta e “Shqipërisë në NATO” që në 2009, teksa vendi vetiu përfshihej në sinergjitë e bashkëpunimit dhe integrimit Euroatlantik si një zë i ri me peshë në cirkuitet ndërkombëtarë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

SAHA EXPO 2022, për Institucionet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Delegacionet Zyrtare dhe Shtabet e Forcave të Armatosura, dhe po ashtu dhe për profesionistët e industrisë, për ekspozuesit dhe vizitorët e saj, vjen si mundësi e pagabueshme, për të krijuar ndërlidhje dhe zgjeruar rrjetin e kontakteve institucionale dhe profesionale të vlefshme. Institucione Shtetërore të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kompani të nivelit të lartë, SME, Start-Upe, Universitete dhe Qendra Kërkimore&Zhvillimore, bëhen bashkë në pikëtakimet dhe formatet e networking të vëna në dispozicion nga Saha Expo, platforma të njohura si Saha-Match.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore

Uncategorized

SAHAEXPO2022

Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, emërohet Përfaqësues Rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe SEE për Saha Expo (me nënshkrimin e Kontratës mes palëve Klik

Lexo Me Shume

SAHAEXPO2022

Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, emërohet Përfaqësues Rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe SEE për Saha Expo (me nënshkrimin e Kontratës mes palëve Klik

Read More »

Turkish-Albanian B2B Meetings

Klik Ekspo Group, në bashkëpunim me Shoqatën e Eksportuesve të Elektro-Teknologjisë Turke [TET] dhe Ambasadën Turke në Tiranë, organizon në datën 16  Maj 2022, Misionin

Read More »
en_USEN