Panairi i përvitshëm ndërkombëtar - Tiranë 25 / 30 Nëntor 2008
15 VJET NË NJË VËSHTRIM
Në 15 vitet qe kane ngerthyer ngushte emrin e “Klik-ut” me ate te nje industrie delikate sherbimesh, mesuam te shnderrojme vellimin e veprimtarive ne sinteza persosmerie. Po behemi gati te perballemi me nje tjeter sfide, duke mbartur peshen e pergjegjesise kundrejt nje sektori, nismetar te te cilit ishim ne te largeten 1994, dhe prijes te te cilit mbetemi, por edhe kundrejt kujt na besoi sipermarrjet e veta per gjithe kete kohe. Besuam dhe na besuan qe edhe ne Shqiperine e trazuar standardet mund te arriheshin me pune, deshire, embrione pervoje dhe perkushtimi qe sot jane know-how yne krenues.
Tek backgroundi shumeshtresor mbeshtetemi per te qene nje barometer i ndjeshem i zhvillimit te vendit tone, tatojme se si gelojne burimet natyrore dhe njerezore, ndjejme ngulmin e partnereve dhe donatoreve te huaj me te afert per t’i dhene dore Shqiperise e per te çuar ne nivele me te larta bashkepunimin ne çdo domen.
15 VJET NË SHIFRA
SIPËR
Nese do te kishte domethenie per te gdhendur 15 vite ne shifra, kush me mire se 500 ekspozuesit ne nivel vjetor, (2007) do te pohonin risi dhe suksese ne mbi 30 gjuhe te botes (nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Mbreteria e Bashkuar, Vendet Skandinave, Argjentina,Maqedonia, Kroacia, Bullgaria Bosnje Herzegovina, Spanja, etj, etj, ); mbi 250.000 (2007) vizitoret do te tregonin per çudi ne binomet teknologji/prodhim qe kane hasur ne mbi 20.000 m2 siperfaqe ekspozimi (ndertim dhe ndertimtari, telekomunikacion, energjetike, industri e lehte, industri kimike, perpunim druri, metalurgji e rende, bujqesi dhe industria e ushqimit, por dhe shume art, kulture, progres), dhe sefundmi, konkurrentet,do te gjykonin vete per parcela te tregu qe Klik Ekspo Group i zoteron ende (70% te ekspozuesve te huaj ne rang vjetor).
15 VJET SHQIPËRIA
SIPËR
Një Shqipëri e Re, me Europiane se kurre (tashme prane NATOs), gatitet te prese serish ne Tirane ne datat 25-30 Nentor, ne Pallatin e Kongreseve te tjera shtrengime duarsh ne biznes, ne bashkejetese, integrim dhe progres, ne edicionin e 15 te Panairit te Pervitshem Nderkombetar te Klik Ekspo Group.
Goditje te perqendruar tek Shqiperia, imazhi dhe potencialet e saj, do te sjelle ky edicion i ri. Vendi ndryshon me orë, me te ndryshojne menyrat e te berit biznes dhe prirjeve te jeteses.
15 VJET STRATEGJI
SIPËR
Ne laboratorin e profesionisteve shqyrtohet imët realiteti ekonomik i momentit, realitet qe qashter do t’Ju prezantohet ne sallone te posaçme me sektoret qe e perbejne ne thelb:
  • Salloni i Ndertimit dhe Ndertimtarise
  • Salloni i Energjetikes dhe Energjise Alternative
  • Salloni i Transportit dhe Telekomunikacionit
  • Salloni i Industrise Agroushqimore
  • Agriturizimit dhe Turizmit
  • Autoshow, etj
15 VJET RISI
SIPËR
Nga ana tjeter, arrin ne etapën e saj të tetë edhe Galeria e Strategjive e iniciuar që në edicionin e vitit 2000 si Galeria e Pavioneve Shteterore, qe si nje puzzle mundesish e nderafrimi me dhjetera vende, merr forme e shperbehet ne sinergji te reja me dhe për Shqiperine.
Afer dhe larg ne harta gjeografike, pjekur sebashku politiko-ekonomikisht ne moshen e globalizmit, cilido qofte motivi i afrimit, Galerite e Shteteve nder vite kane ngritur nje grade me larte relatat e Shqiperise me Austrinë, Argjentinen dhe Ameriken Latine, Belgjiken, Bosnje Hercegovinen, Britanine e Madhe, Bullgarine, Egjiptin, Francen, Gjermanine, Greqine, Hungarine, Iranin, Italine, Kosoven, Kroacine, Maqedonine, Serbine, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Malin e Zi, Spanjen, Turqine, Vendet Skandinave; ne boten e paimitueshme te Klik Ekspo Group ka akoma hapesire per te tjera befasi.
15 VJET PARTNERITET
SIPËR
Partneret e Klik Ekspo Group ne organizimin e eventeve te Nentorit, vijne nga vende te cilat kane qene dhe mbeten prane Shqiperise; sebashku me ta ndajme virtute te bashkjeteses se mire, harmonise ne biznes, kulture e tradita, apo kersherine per te rejat apo kurajon per largpamesi: Fiera del Levante (Itali), Austriatrade (Austri), Velexpo (Serbi), Agjensia e Eksportit te Valonias (Belgjike), Dhoma e Tregetise me Jashte e Bosnje Hercegovines, Dhoma e Tregetise e Kroacise, Dhoma e Tregetise e Pireut (Greqi), Ministria e Ekonomise e Maqedonise, Panairi i Shkupit, Panairi i Budvas, Expo Group (Bullgari), etj. Prania ne Shoqaten e Panaireve te Europes Juglindore (EASE - anetare e Organizates Boterore te Panaireve), na shtyn te mos ndalemi pas nje standarti te arritur, po te kerkojme te arrijme me teper.