KONFORT – Panairi Nderkombetar i Pranveres
KONFORT eshte nje nga aktivitetet lajmetare te sezonit çelës, me nje frekuence bienale, qe zhvillohet cdo fund prilli. Konfort shenjestra ideale per ata qe ofrojne dhe kerkojne zgjidhje te reja te cilesise te larte.
Kushtuar teresisht te perditshmes komode dhe mireqenies personale, mozaiku i Konfortit perbehet nga grimca sallonesh shumngjyreshe si stina ne te cilen anunçohet vete evenimenti:
Ne Sallonin e Mobilimit dhe Arredimit, ngasjet e reja per te “banuar ne formatin e kohes”, per te ringjallur vatrat e klasikes apo per t’u rehatuar me ëndjen artizanale, propozohen nga studio arredimi dhe arkitekture, qe me lenden e pare te prodhuesve me ne ze te mobiljeve, elektroshtepiakeve, materialeve ndriçimit, tekstileve e tezgjahut, pajisjeve e aksesoreve per shtepine, permbushin shijet e tregut te mireqenies.
“Albania OMNITOUR”, eshte salloni qe fokusohet mbi potencialet reale, motoret levizes, vepruesit dhe pergjegjesit, vemendjen qe kerkon e jehonen qe shperndan ky sektor ne te mire te vendit. Pikepamjet e pikesynimet fill te reja, do t’u ofrohen publikut te interesuar drejtperdrejt per te vepruar ne sektorin e turizmit apo per ta shijuar ate: Agjensi, hotele, agroturizem etj.
RINIA E “RE” ngjitet ne skenen e sallonit me defryes te Konfortit: çfare pelqen, si argetohet, librat qe lexon, muzika qe degjon, oret e punes dhe koha e lire, veshjet e modes se fundit, gadgets & artikuj për dhurata, aksesorë, artikuj kozmetike, parfumeri, bizhuteri, artikuj sportivë, palestra, pishina, pajisje sportive, video / audiokaseta, CD, DVD, pajisje dhe instrumenta muzikorë, kompjutera e aksesorë, elektronike, auto e moto.
Konforti eshte evenimenti qe per here te pare, sjell frymemarrje ne formulat tradicionale te panaireve, duke joshur vizitorin ne larmine e propozimeve dhe e kthen ate ne protagonist, studiues te tregut e tregues te tendencave te fundit. Ne Konfort linden per here te pare, e u zhvilluan ne te tjera evente sallonet me te zhurmshme te pijetareve: Festivali i Birres dhe Pijeve Ballkanike.
Edicioni i vititi 2009, me 2-3-4-5 Prill, ne menyre komode do t’ju propozoje:
Ne shkollën e Konfortit, e reja dhe profesionalja, antikja dhe artizanalja do te kumtohen ne leksione stili dhe mireqenieje. Si nga fletet e Revistave me te njohura te arkitektures dhe arredimit, do te shfletohen:
  • Koncepte kontemporane te arredimit
  • Traditat e harruara ne artizaneve shqiptare
  • Antikuaret nga Jugu deri ne Veri
  • Punimet e Pelhures e tezgjahut
  • Prirjet e sotme te arredimit, bareve, pub-eve
Vizioni i të panjohurave: Shqiperia, ende nuk i ka pershfaqur burimet e saj te joshjes turistike. Do te vihet ne dukje uniciteti i gjeografise, historise, tradites, te atyre burimeve tashme ekszistuese, ne perpjekje per te krijuar apo rimarre ato zona te paperfshira deri me sot ne paketen «Shqipëri».