BALKAN MODUS NUTRIENDI
Balkan Modus Nutriendi, eshte panairi i parë i specializuar në një nga sektorët jetësorë të ekonomisë shqiptare, sic eshte ai agro-ushqimor. Industria Agorushqimore ze rreth 30% te GDP-se: sektore si perpunimi i mishit (sallamet), prodhimi i vajit, pijet etj. jane ne rrugen e zhvillimit te mbare. Disa ndermarrje ne udhen e certifikimit ISO, disa te tjera ne faze riorganizimi.
Ballafaqime eksperiencash mes kompanive te te njejtit sektor, por me vendosje gjeografike te ndryshem (kompani nga Rajoni por edhe Europa) mundesi e pikasje e duhur e importuesit, agjentit apo distributorit te produktit, apo prezantim e informim mbi makineri e impiante jetike per nje prodhim te standardeve te sotme, do te perbenin avantazhet e perhershme te nje manifestimi te specializuar, si Balkan Modus Nutriendi.
Pervoja e markes Klik Ekspo Group dhe Parteneret ne organizim, jo vetem i garantojne “Balkan Modus Nutriendi” statusin e nje aktiviteteti promovues tregtar nder me te mirendertuarit per Industrine Agroushqimore, por edhe e shndrojne ate ne nje forum kembimi idesh per arritjet deri me tash, e ballafaqimi me te ardhmen e sektorit ne Gadishull.
Balkan Modus Nutriendi, nuk drejton prozhektoret vetem mbi nje sektor si bujqesia dhe industria agroushqimore me traditen e saj te lashte ne Ballkan dhe perditesimet e reja europiane. Qe ne edicionin e tij te pare (2005), u kthye ne promotor te levizjeve ne mbrojtje te konsumatorit dhe prodhuesit shqiptar, atij te konsoliduar dhe sipermarresit te vogel e te mesem: Konsumoj Produkte Mbareshqiptare, Shije te Certifikuara, Bioproduktet, Vitrinat Tipike, Festivali i Birres, Festivali i Pijeve Ballkanike etj.
FESTIVALI I BIRRES
Festivali i Birrës i inicuar për herë të parë me shumë sukses në Konfort 2002 falë përvojës së Klik Ekpso Group ofron ekspozimin e Birrës “Made in Albania”. Te gjitha Fabrikat e Birres shqiptare, pa munguar asnje, ekspozuan per here te Pare te pranevena ne nje sallon te vetem, pa konkurrence mes tyre, por ne sherbim te nje produkti dhe te nje marke qe po perballej per here te pare me importin e sprovuar. I ideuar si një festë e vërtëtë, me protagonist vetë publikun, Festivali perzgjedh inkurajimin e kompetivitetit, permes shperndarjes se Çmimeve dhe medaljeve të posaçme që shpallen nga një komision profesional i degustimit, mbeshtetur nga vota e publikut qe vershon ne ambientet e Festivalit.
FESTIVALI I PIJEVE BALLKANIKE
Gadishulli Ballkanik i njohur per temperamentin e tij ekspresiv, ne jeten e tij nuk mund te anashkaloje edhe prodhimin e pijeve. Eshte nje tradite mjaft e gjate e nisur kjo ne antikitet dhe e vazhduar edhe gjate historise se ketij gadishulli i cili ne nje nga gjuhet e ballkanit do te thote mjalte dhe gjak.
Edhe ne Festivalin e Pijeve Ballkanike, per vizitoret dhe te gjithe ata qe preferojne pijet alkolike, ekspozuesit iu ofrojne vizitoreve kenaqesine e degustimit ne vend te rakise artizanale te Permetit, rakise dhe vererave te Skraparit, produktet cilesore te tradites se hershme te Kantines se Pijeve Durres, konjakun me formulen e veçante te Korçes, etj. por edhe, shlivovices jugosllave, uzos greke, llozovas maqedonase, jeni rakise turke etj.
KONSUMOJ PRODHIME MBARESHQIPTARE
Levizja “Une konsumoj “Prodhuar ne Shqiperi”, eshte platforma promovuese qe kerkon te infiltrohet ne menyrat e perzgjedhjes se konsumatorit shqiptar duke i ndergjegjesuar per afrimin me prodhimin vendas, ose e konceptuar me gjere, prodhimin mbareshqiptar. “Prodhuar ne Shqiperi”, lë pas perhumbjen e tranzicionit te tejzgjatur, per t’u rikthyer me ngulm vitet e fundit ne preferencat e konsumatorit vendas. Gara pambarim kunder produkteve te importit, nxit fabrikat vendase per me shume cilesi e sqime, teknologji te avancuar, investim ne imazh, ne perpjekje që konsumatori t’i ndjekë hap pas hapi.
BIOPRODUKTET
Vemendjeve ushqimeve bio-organike dhe hapesira te pakursyera organizmave financues ne ndihme te zhvillimit dhe perditesimit teknologjik te ndermarrjeve te vogla e te mesme, sensibilizim e divulgacion per projekte te iniciuara nga Ministria e Bujqesise ne kuader te produkteve BIO, kendi i debateve dhe diskutimit te problematikave te sektorit, sportelet informative, etj. perbejne fillin produktiv te manifestimit.
SHIJE TE ÇERTIFIKUARA
Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore, qendrojne ne majen e piramides se Balkan Modus Nutriendi. Kjo nenndarje konceptuale dhe organizative e Panairit, i eshte kushtuar nismave te shtetit dhe organizatava nderkombetare ne mbrojtje te shëndetit dhe interesave te konsumatorit, nëpërmjet plotësimit të normave të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve qe serviren ne treg.
VITRINAT TIPIKE
Jane konceptuar si hapesira te veçanta ekspozuese te kuruara nga organizatori per t’i lehtesuar promovimin edhe atyre prodhuesve te cilet per motive te ndryshme nuk do te mund te perballonin pjesemarrjen individuale (produkte ushqimore artizanale etj).
Risi:
Balkan Modus Nutriendi do te servirë te tjera inovacione, qe do te zbulojme sebashku ne datat 7-8-9-10 Maj 2009 :
Tipike Shqiptare: Pavionet e produkteve dhe gatimeve tipike sipas trevave Shqiptare, do te na rikthejne ne shijet autentike te te pareve, ne rigjetjen e kultures se “ te ngrenit mire”.
Oreksi vjen duke mesuar: Shefa kuzhine me fame do te ftohen per te ofruar eksperienca fituar ne vite, te veçanta te kuzhines ballkanase, njohje te vlerave te pamata ushqimore. Organizimi ne ore te caktuara te diteve dhe i demostrimit te gatimeve ne nje publik te specializuar, kurse formimi etj.
Konkurse e Festivale pijesh, degustimi dhe vleresimesh, me kulminacionin te Dites se Pijes Tradicionale Shqiptare: Rakia, perpjekje per njohje ne tregjet nderkombetare.